Kandidati republikan për president, Donald Trump, ka fituar në shtetet e Indianës, Kentakit dhe Virxhinias Perëndimore, duke marrë një epërsi të hershme në garën presidenciale.
Këto fitore i sigurojnë Trumpit një numër të konsiderueshëm votash elektorale, përkatësisht 11 nga Indiana, 8 nga Kentucky dhe 4 nga Virxhinia Perëndimore.
Në anën tjetër, demokratja Kamala Harris ka fituar në Vermont, duke shtuar tri vota elektorale në favor të saj.
Numërimi i votave ka nisur tashmë në disa shtete, përfshirë Florida, Georgia, South Carolina dhe Virginia.
Trumpi fiton Kentucky dhe Indiana, Harrisi në Vermont