Trump heq tarifat për telefonat e mençur dhe kompjuterët

Elektronikat e importuara në Shtetet e Bashkuara do të përjashtohen nga tarifat e gjera të vendosura nga presidenti amerikan, Donald Trump, sipas një njoftimi të Doganave dhe Mbrojtjes Kufitare të SHBA-së.

Telefonat inteligjentë, monitorët e kompjuterëve dhe pjesë të ndryshme elektronike janë ndër produktet e përjashtuara.

Përjashtimi zbatohet për produktet që hyjnë në Shtetet e Bashkuara ose që nxirren nga magazinat që nga data 5 prill, sipas njoftimit, raporton CNN përcjell Dukagjini.

Ky veprim vjen pasi administrata Trump vendosi një tarifë minimale prej 145 për qind për mallrat kineze të importuara në SHBA.

Këto tarifa do të kishin një ndikim të madh te gjigantët e teknologjisë si Apple, që prodhon iPhone dhe produkte të tjera në Kinë.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika