Trump jep ‘paralajmërimin e fundit’ për Hamasin, SHBA konfirmon bisedimet për pengjet

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i ka bërë Hamasit atë që ai e quajti një “paralajmërim të fundit” për lirimin e pengjeve që mbahen në Gaza.

“Po i dërgoj Izraelit gjithçka që i nevojitet për ta përfunduar punën, asnjë anëtar i Hamasit nuk do të jetë i sigurt nëse nuk bëni siç them unë,” shkroi Trump në një postim të gjatë në platformën e tij Truth Social.

Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar se Shtetet e Bashkuara po zhvillojnë bisedime me Hamasin për pengjet e mbajtura në Gaza. 

Kjo shënon një ndryshim të rëndësishëm, pasi deri më tani, Uashingtoni ka shmangur çdo angazhim të drejtpërdrejtë me Hamasin, për shkak të politikës së saj të gjatë kundër kontakteve me grupe që i cilëson si organizata terroriste.

Sekretarja për shtyp e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, ka thënë në një konferencë për media se Izraeli ishte konsultuar përpara nisjes së këtyre bisedimeve.

Lajmi u raportua fillimisht nga Axios, sipas të cilit SHBA-ja dhe Hamasi po diskutojnë jo vetëm lirimin e pengjeve amerikane, por edhe një marrëveshje më të gjerë për t’i dhënë fund luftës.

“Sa i përket negociatave për të cilat po flisni, i dërguari i posaçëm që është i angazhuar në këto negociata e ka autoritetin për këtë proces,” ka deklaruar Leavitt.

Ajo ka shtuar se puna e të dërguarit të posaçëm për pengjet, Adam Boehler, është një “përpjekje me mirëbesim për të bërë atë që është e drejtë për popullin amerikan”.

Izraeli tha se ende ka 59 pengje që mbahen në Gaza, ndërsa deri në 24 prej tyre besohet se janë gjallë. Ndër të rrëmbyerit ka edhe shtetas amerikanë.

Një ish-ndihmës sekretar amerikan i Mbrojtjes për Lindjen e Mesme tha se SHBA-ja duhet të jetë “më proaktive” në përpjekjet për të kthyer qytetarët e saj.

Mick Mulroy, i cili ka shërbyer edhe si oficer paramilitar i CIA-s, shtoi se “kjo mund ta komplikojë aftësinë e Izraelit për të rikthyer qytetarët e vet nëse nuk koordinohet ngushtë”.

Zyra e kryeministrit izraelit tha në një deklaratë se ka “shprehur qëndrimin e saj” lidhur me bisedimet e drejtpërdrejta, por nuk dha më shumë detaje.

Sipas raporteve, Adam Boehler është takuar me përfaqësues të Hamasit në kryeqytetin e Katarit, Doha, gjatë javëve të fundit.

Hamasi ka pasur një bazë në Doha që nga viti 2012, thuhet se me kërkesë të administratës Obama.

Shija e redaktorit

Nesër, shtëpia botuese “Dukagjini” promovon librin “Shumica e poezive” nga...

Libri “Shumica e poezive” nga autori Tom Lanoye do të promovohet nesër, më 28 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini”...

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Të fundit nga rubrika