Trump merr thirrje zyrtare nga Komiteti i Kongresit Amerikan

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump ka marrë një thirrje ligjore nga Kominteti i Kongresit Amerikan për të dëshmuar para ligjvënësve dhe koha e cila i është caktuar ta zbatoj këtë ftesë është deri më 14 nëntor ndërsa në rast që vendos ta refuzojë atëherë do të përballet me akuza penale

Donald Trump, Ish-president i ShBA-ve

Komiteti i Kongresit Amerikan që ka hetuar trazirat e vitit të kaluar në Kapitol ka lëshuar një thirrje ligjore e cila urdhëron ish-presidentin Donald Trump të dëshmojë para ligjvënësve.

“Ju ishit në qendër të përpjekjes së parë dhe të vetme të çdo presidenti amerikan për të përmbysur zgjedhjet. Ju e dinit se ky aktivitet ishte i paligjshëm dhe antikushtetues”, shkruhet në dokumentin dërguar Trumpit.

Ai ka kohë deri më 4 nëntor për të paraqitur dokumentet në komitetin e 6 janarit dhe duhet të paraqitet për dëshminë e depozitimit më 14 nëntor ose rreth kësaj date.

Nëse zoti Trump refuzon të dëshmojë në Kongres ose të dorëzojë materialin e kërkuar, komiteti mund t’ia referojë çështjen Departamentit të Drejtësisë duke shkaktuar potencialisht procedime penale.

Letërthirrja është lëshuar vetëm disa orë pasi ish-strategu i Trump, Steve Bannon është gjobitur me 6 mijë e 500 dollarë dhe është dënuar me katër muaj burg për shpërfillje të Kongresit, njofton BBC, përcjell portali Dukagjini.

Komiteti i përzgjedhur është duke shqyrtuar sulmin e dhunshëm të mbështetësve të Trumpit në ndërtesën e Kapitolit të SHBA më 6 janar 2021.

Ndryshe, Trump mund të përballet me akuza penale nëse nuk zbaton thirrjen.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika