9 shkurt 2025 është dita kur do të mbahen zgjedhjet e përgjithshme parlamentare në Kosovë. E ish diplomati, Blerim Canaj ka thënë se është një “rrezik” politik për politikën e Kosovës, pasi që politika e jashtme po e determinon edhe politikën e brendshme të vendit.
Canaj në ‘Five” të Dukagjinit u shpreh se pothuaj të gjithë kandidatët për kryeministër të Kosovës kanë përvojë në udhëheqjen e vendit por që nuk do të ‘dëshironte” vetëm një parti udhëheqëse në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 9 shkurtit.
“ Tri kandidaturat kanë qenë të pritshme nga Lëvizja Vetëvendosje [LVV], Lidhja Demokratike e Kosovës [ldk] dhe Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës [AAK]. Por kandidatura e Bedri Hamzës nga PDK-ja është thyerje e traditës së një partie, shkaku që gjithmonë ka qenë kryetari I parties, si i nominuar për kryeministër. Mirë të shihet se si kryetari i PDK-së ka tejkaluar vetvetën dhe ka pranuar Hamzën, si figure e pranueshme në Kosovë. Demokraci brendapartiake.Tri partitë, jemi në një garë tjetër pasi tri partitë janë të provuara në skenën politike të Kosovëa. Disa të reformuara, disa më pak të reformuara e disa në reformism. Ndonjë për riformim, por që ska pasur çka të reformojë. Starti do jetë I njëjtë. Të gjithë të provuar. Kandidati më adekuat i njëanshëm, por preferoj personat me përvojë me politik, persona të provuar kur kanë premtuar kanë mbajtur diçka kanë bërë. Kurti nuk ka realizuar diçka që 4 vite të qeverisjes. Lumir Abdixhiku më pak i provuar”, u shpreh Canaj.
“Nuk do dëshiroja një parti të vetme në Kosovë. Mungon kompentenca brenda partisë. Partitë tona nuk kanë njerëz që menaxhojnë. Preferoj koalicion. Politika e jashtme po na determinon edhe politikën e brendshme. Një Donald Trump në Amerikë, e një Albin në Kosovë, rrezik”, theksoi Canaj.