Donald Trumpi ka mbërritur tashmë në Kapitol për të bërë betimin si presidenti i 47-të i SHBA-së.
Inaugurimi i tij fillon në orën 18:00 me kohën e Kosovës.
Administrata e ardhshme e Trumpit tregon se ai do të shpallë një “emergjencë kombëtare” në kufirin SHBA-Meksikë, së bashku me një mori veprimesh të tjera ekzekutive, të cilat do të shpallen më vonë të hënën.
Përpara se Trumpi të marrë detyrën, Bideni ka lëshuar falje paraprake për disa figura “të kërcënuara me ndjekje penale”, duke përfshirë Dr Anthony Fauci dhe oficerët që dëshmuan mbi trazirat e Kapitolit.
Ish-presidentët në ceremoninë e inaugurimit
Ish-presidentët e Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, George W. Bush dhe Bill Clinton, kanë arritur tashmë në Kongresin amerikan, ku do të bëjë betimin presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.
I pranishëm është edhe presidenti në largim, Joe Biden, nga i cili Trump merr detyrën.
Trump rikthehet në Shtëpinë e Bardhë, pasi mandatin e parë presidencial e ka shërbyer nga viti 2017 deri më 2021.