Pas fitores së tij të fuqishme në zgjedhjet presidenciale, Donald Trump ka nisur përgatitjet për të emëruar ekipin e tij kryesor përpara rikthimit në Shtëpinë e Bardhë.
Në të njëjtën kohë, zëvendëspresidentja Kamala Harris, e cila ishte kundërkandidate e tij, është zotuar për një transferim paqësor të pushtetit.
Në fjalimin e saj të parë pas zgjedhjeve, Harris i është drejtuar mbështetësve me mesazhin se, ndonëse për ta kjo periudhë mund të duket si fillimi i një epoke të errët, ajo shpreson që nuk do të jetë kështu.
“Unë e di se shumë njerëz ndihen sikur po hyjmë në një kohë të errët, por për të mirën e të gjithëve ne, shpresoj që të mos jetë kështu”, është shprehur Harris.
Trump fitoi pesë nga shtatë shtetet kryesore, ndërsa prin në Nevada dhe Arizona.
Ndërkohë, Republikanët kanë rimarrë kontrollin e Senatit dhe udhëheqin në garën për Dhomën e Përfaqësuesve.
Sipas parashikimeve, Trump do të inaugurohet si president më 20 janar, ndërsa deri atëherë Joe Biden mbetet në detyrë, edhe pse me kufizime të ndjeshme politike.
Nëse republikanët marrin kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve, kjo do ta vendosë partinë nën kontrollin e Kongresit dhe Shtëpisë së Bardhë.
Çdo vend në Dhomën e Përfaqësuesve – i cili ishte i kontrolluar nga republikanët përpara zgjedhjeve – është në dispozicion. Një partie ka nevojë për 218 vende për një shumicë.