Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka njoftuar pezullimin e përkohshëm të tarifave tregtare ndaj shumicës së vendeve, përveç Kinës.
“Në bazë të mungesës së respektit që Kina ka treguar për tregjet botërore, kam vendosur të rris tarifat ndaj produkteve kineze me 125%, dhe kjo hyn në fuqi menjëherë”, ka shkruar Trump në rrjetet sociale.
Nga ana tjetër, ai ka theksuar se pas kontakteve me përfaqësues të mbi 75 vendeve që kishin shprehur shqetësime për tarifat, ka vendosur të autorizojë një “pauzë 90-ditore”.
Gjatë kësaj periudhe, do të aplikohet një tarifë reciproke më e ulët prej vetëm 10% për ato vende, masë që gjithashtu hyn në fuqi menjëherë./BBC