Trump reagon ndaj dorëheqjes së Trudeau: Shumë njerëzve në Kanada u pëlqen të jenë shteti i 51-të i Amerikës

Donald Trump, ish-presidenti i ShBA-së.

Presidenti i sapozgjedhur amerikan Donald Trump ka ripërsëritur qëndrimin e tij se Kanadaja do të duhej të bëhej shteti i 51-të i Amerikës, vetëm pak orë pasi kryeministri kanadez Justin Trudeau njoftoi se ka dhënë dorëheqje.

“Shumë njerëzve në Kanada u pëlqen të jenë shteti i 51-të. Shtetet e Bashkuara nuk mund të vuajnë më deficitet dhe subvencionet masive tregtare që Kanadasë i duhen për të qëndruar në këmbë. Justin Trudeau e dinte këtë dhe dha dorëheqjen”, shkroi Trump në Truth Social.

“Nëse Kanadaja do të shkrihej me SHBA-në, nuk do të kishte tarifa, taksat do të uleshin shumë dhe ato do të ishin të sigurta nga kërcënimi i anijeve ruse dhe kineze që i rrethojnë vazhdimisht. Së bashku, çfarë kombi i madh do të ishte”, shtoi ai.

Burimet i thanë Fox News në dhjetor se Trump ia solli idenë e bashkimit Trudeau personalisht, kur dyshja u takuan në Mar-a-Lago në fund të nëntorit, transmeton Telegrafi.

Trudeau u nis për në rezidencën e Trump në Florida pa paralajmërim atë muaj, pasi presidenti i zgjedhur kërcënoi se do të vendoste tarifa gjithëpërfshirëse për produktet kanadeze.

Trump po paralajmëron për tarifa 25 për qind ndaj Kanadasë dhe Meksikës, për dështimet e të dyja vendeve për të frenuar fluksin e emigrantëve të paligjshëm dhe drogave të paligjshme nga këto vende në SHBA. 

Shija e redaktorit

Lirohet ish-ushtari i UÇK-së Hasan Dakaj, po mbahej në burg...

Hasan Dakaj, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) i cili po mbahej në burg në Serbi është liruar sot(e premte). Lajmin për Dukagjinin e...

Memli Krasniqi: 2025 – Viti i drejtësisë, i fitoreve dhe...

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Memli Krasniqi, ka përcjellë një mesazh urimi për qytetarët e Kosovës me rastin e ndërrimit të motmoteve, duke...

Të fundit nga rubrika