Trump synon ndalimin e hyrjes në SHBA të shtetasve nga disa vende myslimane

Kandidati që pritet të sigurojë emërimin e Partisë Republikane për garën presidenciale, Donald Trump thotë se në rast se do të fitojë, do të rikthejë vendimin për t’u ndaluar hyrjen në Shtetet e Bashkuara shtetasve të disa vendeve me shumicë myslimane

Kandidati që pritet të sigurojë emërimin e Partisë Republikane për garën presidenciale, Donald Trump thotë se në rast se do të fitojë, do të rikthejë vendimin për t’u ndaluar hyrjen në Shtetet e Bashkuara shtetasve të disa vendeve me shumicë myslimane, që në ditën e parë që do të hyjnë në zyrë.

Siç njofton korrespodenti i Zërit të Amerikës, Scott Stearns, urdhri për ndalimin e udhëtimit nxiti reagime gjatë mandatit të tij të parë dhe u shfuqizua nga Presidenti Joe Biden.

Kur Trump garoi për president në 2016 ai u zotua të ndryshonte ligjin amerikan të emigracionit për të mos lejuar hyrjen në vend të terroristëve nga vendet islamike.

“Do t’i mbajmë larg vendit tonë terrorristët radikalë islamikë, 100 për qind. Nuk kemi zgjidhje tjetër”, thoshte Trump në nëntor të vitit 2016.

Pasi mori detyrën ai u ndaloi hyrjen në SHBA të shtetasve nga 7 vende me shumicë myslimane duke nxitur protesta dhe padi ligjore, përfshirë nga organizata për mbrojtjen e të drejtave të njeriut , “Unioni për Liritë Civile Amerikane”(American Civil Liberties Union).

“Nëse ka kërcënime reale atëherë këto kërcënime duhet të hetohen në bazë individuale. Nuk mund të marrim të mirëqenë se një grup i caktuar qytetarësh ose i një besimi të caktuar fetar është më i rrezikshëm se një grup tjetër”, shprehet Lee Gelernt, nga Organizata “Unioni për Liritë Civile Amerikane”

Vendimi për ndalimin e udhëtimit shkoi deri në Gjykatën e Lartë, ku shumica konservatore e la atë në fuqi, çka u përshëndet nga Trump përmes reagimeve on line si edhe në Shtëpinë e Bardhë.

“Duhet të tregohemi të ashpër dhe të jemi të sigurt”, thoshte Trump në 25 qershor të vitit 2018.

Në 2020, Joe Biden bëri fushatë kundër këtij vendimi të Trump-it.

“Nuk keni pse pranoni një president që përhap urrejtje dhe përjashtim dhe shpik vendime për ndalim udhëtimi, ndalime për myslimanët,”VoA.

Ai e shfuqizoi vendimin pasi u bë President.

Katë vjet më vonë, Trump u tha mbështetësve në Viskonsin këtë javë se ngjarjet që po ndodhin në Lindjen e Mesme e kanë bindur se ka ardhur koha për një vendim tjetër për ndalim udhëtimi.

“Ne nuk kemi nevojë për xhihad në Shtetet e Bashkuara. Nuk kemi nevojë që qytetet tona të shndërrohen në vatra terrorizmi. Në ditën e parë të presidencës sime do të rikthej ndalimin e udhëtimit, duke pezulluar hyrjen e refugjatëve dhe mbajtur larg vendit tonë terrorristët, siç kam bërë më parë”.

Në këtë fushatë, Biden ka vlerësuar lart kontributin e emigrantëve në Shtetet e Bashkuara duke u shprehur para një grupi donatorësh këtë javë se vendet e tjera kanë vuajtur pasi janë ksenofobe.

“Pse ka ngecur ekonomia e Kinës? Pse ka vështirësi Japonia? Rusia? India? Për shkak të ksenfofobisë. Ata nuk i duan emigrantët. Emigrantët na bëjnë më të fortë. Nuk është shaka. Nuk është ekzagjerim. Sepse kemi një dyndje punëtorësh që duan të qëndrojnë këtu dhe të kontribuojnë”.

Emigrantët po na bëjnë më të fortë, tha Biden, sepse “një dyndje punëtorësh që duan të qëndrojnë këtu dhe të kontribuojnë”.Sipas një ankete të muajit prill të organizatës “Harvard CAPS-Harris” emigracioni dhe inflacioni janë ndër shqetësimet kryesore të votuesve amerikanë.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika