Trump thotë se Zelensky do të nënshkruajë “marrëveshje shumë të madhe” në SHBA të premten

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenksy do të nënshkruajë një “marrëveshje shumë të madhe” për mineralet në SHBA këtë të premte.

Sipas Trump, marrëveshja është e rëndësishme edhe për Ukrainën, pasi do të mundësojë praninë amerikane në terren, duke siguruar automatikisht mbrojtje.

“Ne do të jemi në tokë dhe askush nuk do të ngatërrohet me njerëzit tanë kur jemi atje”, ka deklaruar ai.

I pyetur nga gazetarët për garancitë e sigurisë që përfshihen në këtë marrëveshje, Trump u përgjigj: “Nuk do të bëj garanci sigurie përtej… shumë. Ne do ta bëjmë Evropën ta marrë përsipër këtë, sepse, e dini, ata janë fqinjët e Ukrainës”.

Trump përmendi dy arsye kryesore për këtë marrëveshje: ndalimin e luftës dhe përfitimet ekonomike për SHBA-në nga mineralet e rralla të Ukrainës./BBC

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika