Trumpi dhe Grenelli në Kaliforni për të parë situatën pas zjarreve

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka vizituar sot Kaliforninë, specifikisht zonën e Los Angelesit ku zjarret shkaktuan dëme masive në njerëz dhe materiale gjatë janarit.

Bashkë me të ishte Zonja e Parë, Melania Trump, si dhe emisari Richard Grenell.

Trumpi kritikoi kryebashkiaken e Los Angelesit, Karen Bass, që nuk ka përdorur fuqitë e saj të emergjencës për të reaguar ndaj zjarreve.

“Ju keni fuqi për emergjenca sikurse unë…ju duhet t’i përdorni ato”, i tha Trumpi Bassit, e cila u përgjigj se e ka bërë një gjë të tillë.

I pari i Amerikës tha që do të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv për të hapur valvulat e ujit në këtë zonë.

Ai po ashtu shtoi se do t’i shmangë lejet federale për rindërtimin e zonës pasi që ato marrin vite, dhe nevoja është urgjente.

Shija e redaktorit

Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Paris

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit, që është e treta nga Franca për Kosovën. Gjakova e fitoi duelin...

Distria e fiton medaljen e bronzt në Grand Slamin e...

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris. Xhudistja kosovare fitoi me waz-ari ndaj xhudistet nga...

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

Të fundit nga rubrika