Një juri e New Yorkut ka vendosur që Donald Trump duhet të paguajë 83.3 milionë dollarë për shpifje ndaj kolumnistes, E Jean Carroll në vitin 2019 kur ai ishte president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA).
Siç raporton BBC, dënimi është 18.3 milionë dollarë për dëmshpërblim dhe 65 milionë dollarë për dëme ndëshkuese.
Trump u gjet se kishte shpifur për Carroll në një çështje tjetër dhe se e kishte sulmuar seksualisht atë para disa dekadash.
Ai ka thënë se do të apelojë vendimin e fundit, duke e quajtur rastin një gjueti shtrigash dhe vendimin “Absolutisht qesharak!”
Dëmet kompensuese kanë për qëllim të mbulojnë dëmin që juria zbuloi se komentet e tij i kishin bërë reputacionit dhe mirëqenies emocionale të saj.