Sipas projeksioneve të deri tanishme, kandidati republikan Donald Trump pritet të fitojë shtetet e Kentuckyt dhe Indianas në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së.
Këto dy shtete, që historikisht kanë prirje republikane, do t’i japin Trumpit 19 vota elektorale në total, me 11 vota elektorale nga Indiana dhe 8 nga Kentucky.
Në anën tjetër, kandidatja demokrate Kamala Harris do të dalë e para në Vermont, i cili ka tri vota elektorale.
Në garën presidenciale, një kandidat duhet të fitojë të paktën 270 vota elektorale nga 538 në total për të siguruar fitoren.