Trumpi kërkon aeroplan ushtarak dhe rritje të mbrojtjes pas kërcënimeve nga Irani

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump.

Ekipi i fushatës së Donald Trumpit i ka kërkuar Shtëpisë së Bardhë të rrisë sigurinë për kandidatin republikan.

Siç raporton “Politico”, ekipi ka kërkuar përdorimin e aeroplanëve ushtarakë dhe mbrojtje shtesë të Shërbimit Sekret për Trumpin pas dy tentativave për vrasje dhe zbulimit se Irani e ka vënë në shënjestër për hakmarrje për vrasjen e Qassem Soleimanin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në janar të vitit 2020.

Për kërkesën, Shtëpia e Bardhë u pajtua shpejt. Disa orë më pas, presidenti Joe Biden ka thënë se ka autorizuar Departamentin e Sigurisë Kombëtare, i cili mbikëqyr Shërbimin Sekret, për të adresuar kërkesat.

“I kam thënë Departamentit që t’i japë atij çdo gjë që i nevojitet”, ka thënë Biden.

Trumpi paraqet rrezik të madh sigurie për SHBA-në si ish-president. Ekipi i Trumpit u detyrua të zhvendoste tubimin në një vend më të vogël në Milwaukee javën e kaluar, sepse vendndodhja e planifikuar nuk mund të sigurohej mjaftueshëm.

Tani, ish-presidenti po kërkon mjete ushtarake për ta mbrojtur. Republikani Mike Waltz e bëri kërkesën në një letër drejtuar Shërbimit Sekret, Shtëpisë së Bardhë dhe Departamentit të Mbrojtjes.

Përveç kësaj, Susie Wiles, menaxherja e fushatës së Trumpit, ka qenë në kontakt me shefin e shtabit të Shtëpisë së Bardhë, Jeff Zients, dhe drejtorin në detyrë të Shërbimit Sekret, Ronald Rowe Jr., në lidhje me forcimin e sigurisë për Trumpin dhe fushatën e tij.

Kërkesat pasojnë njoftimet e inteligjencës amerikane, që ia kanë treguar Trumpit, në lidhje me kërcënimet e paraqitura nga Irani.Masat e sigurisë përfshijnë edhe kufizime të përkohshme të hapësirës ajrore dhe qasje në llojin e limuzinave të sigurisë së lartë që përdoren nga presidenti.

Trumpi vesh jelek antiplumb nëpër tubime.

Jashtë fushatës, shqetësimet e sigurisë e kanë shtyrë Trumpin të reduktojë golfin, aktivitetin e tij të preferuar të fundjavës.Shërbimi Sekret rriti sigurinë për Trumpin pas tentativës për vrasje në një tubim në Butler, Pensilvani, në korrik nga një i ri i armatosur, motivet e të cilit nuk dihen publikisht. Në fund të shtatorit, Trump u tentua të vritej sërish ndërsa luante golf. Për rastin u arrestua 58-vjeçari Ryan Routh. Atij iu zbulua një shënim që e kishte bërë muaj para atentatit, duke thënë se synon ta vrasë Trumpin. Por ndërsa kandidati republikan ka nivel të lartë të detajeve të sigurisë, nuk ka aeroplan ushtarak ose të njëjtin nivel mbrojtjeje që i ofrohet një presidenti ose zëvendëspresidenti në detyrë.

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Sean Savett, ka thënë në një deklaratë se SHBA-ja ka ndjekur kërcënimet iraniane ndaj Trumpit për vite me radhë, që datojnë që kur ishte president pas vrasjes së Solemainit, një gjeneral që drejtoi aktivitetet ushtarake rajonale në Iran.

“Këto kërcënime lindin nga dëshira e Iranit për të kërkuar hakmarrje për vrasjen e Qassem Solemainin. Ne e konsiderojmë këtë çështje të sigurisë kombëtare dhe të vendit me prioritetin më të lartë dhe dënojmë fuqishëm Iranin për këto kërcënime. Nëse Irani sulmon ndonjë nga qytetarët tanë, përfshirë ata që vazhdojnë t’i shërbejnë Shteteve të Bashkuara ose ata që kanë shërbyer më parë, do të përballet me pasoja të rënda”, ka thënë Savett.

Sipas një zyrtari të lartë të administratës, Bideni u ka dërguar mesazhe “niveleve më të larta” të qeverisë  iraniane duke i paralajmëruar të ndërpresin komplotet kundër Trumpit dhe ish-zyrtarëve të SHBA.

Ish-zyrtarët amerikanë të shënjestruar nga Irani janë edhe ish-këshilltari i sigurisë kombëtare John Bolton, ish-sekretari i shtetit, Mike Pompeo dhe të dërguarin e Iranit të administratës Trump, Brian Hook. Pompeo dhe Hook aktualisht kanë mbrojtje shtesë për shkak të kërcënimeve. I është shprehur Iranit se çdo përpjekje për ta vrarë Trumpin do të konsiderohej akt lufte.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika