Trupa të NATO-s në Ukrainë?, Zelensky: Duam veprime tani, po përballemi me Hitlerin II

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në konferencën e përbashkët me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, pas mbajtjes së samitit për Ukrainën në Tiranë, ka thënë se duan veprime nga NATO, sepse sipas tij, janë duke u përballur me “Hitlerin II”. Këtë krahasim ai e kishte për presidentin rus, Vlademir Putin

Në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama pas samitit për Ukrainën, presidenti Volodymyr Zelensky u pyet lidhur me sugjerimin e presidentit të Francës Emanuel Macron për mundësinë e dërgimit të trupave të NATO-s në Ukrainë.

Zelensky ka thënë se kishte pasur një takim shumë të mirë me Macron, i cili siç u shpreh kishte një sërë nismash shumë të mira për t’i ardhur në ndihmë Ukrainës.

Ai ka deklaruar se Ukrainës i duhet të mbijetojë përballë një vrasësi siç është Putin, që e cilësoi vetë ai si “Hitleri i dytë”, ndaj sipas tij, për këtë, ka nevojë për vendime konkrete dhe në kohë.

“Kam pasur një takim shumë të mirë me Macron dhe ishte një takim me shumë nisma. Jo një nismë, por shumë dhe do të flas për të gjitha ato, koalicioni për artilerinë. Gjëra shumë konkrete. Ne duhet të mbrohemi dhe kjo do të thotë që duhet të kemi vendime konkrete. Ne na duhet që të mbijetojmë, kjo do të thotë që gjithçka, çdo lloj ndihme duhet të na arrijë në kohë. Kjo është nisma më e mirë e të gjithave, që të na i sillni armatimet në kohë. Nëse është marrë vendimi që do na mbështesni, nëse do fitojmë apo jo kjo varet nga kjo pikë. Të gjithë ne duhet të përballemi me një vrasës. Hitleri 2, nëse po flasim për Netflix. Është një rrezik i madh që i kanoset jetës sonë, të gjithë duhet të përgatitemi që të jemi të fortë, për hapat e tjerë që do marrë Putin. Nëse nuk e bëjmë këtë ose nëse duam që ai mos t’ia dalë mbanë ne duhet të përgatitemi për luftë, me armatime. Ne dua të jemi të fortë, ne Putin do ta mundim”, ka deklaruar Zelensky.

Zelensky ishte i pyetur për këshillën që do t’ua jepte vendeve të Ballkanit Perëndimor, Zelensky ka thënë se shtetet e Ballkanit duhet të bashkohen dhe samiti i 28 shkurtit ka qenë një shembull për këtë.

Lexo më shumë: Zelensky: Rusia do të bëjë gjithçka për ta destabilizuar Ballkanin

“Rusia do të bëjë gjithçka për të destabilizuar situatën. Rusia nuk do të ndalet. Rusia nxjerr përfundime nga gabimet që i ka bërë në territorin e Ukrainës dhe do të destabilizojë edhe më tej, do të përdorë taktika tjera”, ka thënë mes tjerash, Zelensky.

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika