Trupa ushtarake britanike zbarkojnë në Kosovë

Një aeroplan ushtarak britanik ka ateruar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës dhe forcat e Regjimentit Mbretëror të Yorkshire do t’i bashkohen KFOR-it për një stërvitje rutinë nga 18 shtatori deri në fund të tetorit, sipas njoftimit të NATO-s

Në orët e mbrëmjes të së mërkurës, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, ka ateruar një aeroplan ushtarak britanik.

Ata do t’u bashkohen forcave të KFOR-it në Kosovë.

Lajmin për aterimin e tyre e bëri të ditur NATO-ja, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

“Personeli i Mbretërisë së Bashkuar nga Regjimenti Mbretëror i Yorkshire i caktuar në forcat rezervë të NATO-s në mbështetje të misionit KFOR-it të udhëhequr nga NATO-ja është vendosur përkohësisht në Kosovë, për një stërvitje rutinë të stërvitjes së provave operative me trupat e tjera të KFOR-it”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, ky ushtrim është planifikuar të zgjasë nga data 18 shtator deri në fund të tetorit.

Shija e redaktorit

VV e PDK lëshojnë sallën, dështon votimi i buxhetit të...

Asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kanë braktisur mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Prishtinës, e cila kishte si...

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

Të fundit nga rubrika