Trupat amerikane të KFOR-it trajnohen në zjarr para vendosjes në Kosovë

Trupat amerikane që janë pjesë e KFOR-it kanë kryer një trajnim me zjarr përpara vendosjes në Kosovë

Fotografi nga KFOR

Trupat amerikane që janë pjesë e KFOR-it kanë kryer një trajnim me zjarr përpara vendosjes në Kosovë.

Misioni amerikan në NATO ka treguar se trajnimi quhet “fobia e zjarrit”.

“Nuk është çudi. Është organizuar për aleatët dhe partnerët e NATO-s përpara vendosjes së tyre në Kosovë”, thuhet në njoftimin e tyre në rrjetin social X.

Tutje bëhet e ditur se misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) po ndihmon në ruajtjen e një mjedisi të qetë dhe të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet në Kosovë, në përputhje me mandatin e Kombeve të Bashkuara.

Mbi 4 mijë trupa nga 28 vende të botës shërbejnë aktualisht në Kosovë, në kuadër të misionit paqeruajtës të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO), KFOR. Më shumë se gjysma e forcave janë nga Italia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Hungaria dhe Turqia. NATO-ja e ka shtuar praninë e saj në Kosovë gjatë vitit 2023, pas rritjes së tensioneve në veriun e banuar me shumicë serbe.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika