Personeli ushtarak rus ka hyrë në një bazë ajrore në Niger që po pret trupat amerikane, tha një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane për Reuters, një veprim që pason një vendim të juntës së Nigerit për t’i dëbuar forcat amerikane.
Oficerët ushtarakë që sundojnë kombin e Afrikës Perëndimore i kanë thënë SHBA-së që të tërheqë nga vendi rreth 1000 persona personel ushtarak, i cili deri në një grushtshtet vitin e kaluar, kishte qenë një partner kyç për luftën e Uashingtonit kundër kryengritësve që kanë vrarë mijëra njerëz dhe kanë zhvendosur miliona të tjerë.
Një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane, duke folur në kushte anonimiteti, tha se forcat ruse nuk po përziheshin me trupat amerikane, por po përdornin një hangar të veçantë në bazën ajrore 101, e cila është ngjitur me Aeroportin Ndërkombëtar Diori Hamani në Niamey, kryeqyteti i Nigerit.
Lëvizja e ushtrisë ruse, për të cilën, Reuters ishte i pari që raportoi, i vendos trupat amerikane dhe ruse në afërsi në një kohë kur rivaliteti ushtarak dhe diplomatik i kombeve është gjithnjë e më i ashpër për konfliktin në Ukrainë.
SHBA dhe aleatët e saj janë detyruar t’i zhvendosin trupat nga një numër vendesh afrikane pas grushteve të shtetit që sollën në pushtet grupe të etur për t’u distancuar nga qeveritë perëndimore. Përveç largimit të afërt nga Nigeri, trupat amerikane janë larguar gjithashtu nga Çadi ditët e fundit, ndërsa forcat franceze janë dëbuar nga Mali dhe Burkina Faso.