Trupat shtesë të Britanisë në Kosovë, reagon NATO: Përforcime do të pasojnë nga aleatët e tjerë

Mbretëria e Bashkuar po vendos rreth 200 ushtarë nga Batalioni i Parë i Regjimentit Mbretëror të Princeshës së Uellsit për t'iu bashkuar një kontingjenti prej 400 trupash të Mbretërisë së Bashkuar që tashmë po ushtrohet në Kosovë, dhe përforcime të mëtejshme do të pasojnë nga aleatët e tjerë, thonë nga NATO

Pas njoftimit se Britania e Madhe do të dërgojë trupa shtesë në misionin paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, pas sulmit vdekjeprurës ndaj Policisë së Kosovës në veri të vendit javën e kaluar, ka reaguar Aleanca Veriatlantike.

Në një përgjigje për RTV Dukagjini nga NATO, thuhet se trupat janë tërhequr nga rezerva strategjike e NATO-s për Ballkanin Perëndimor.

“Trupat rezervë po përforcojnë operacionin paqeruajtës të NATO-s të Forcave Kosovare (KFOR) pas një kërkese të Komandantit Suprem të Aleatëve për Evropë, të miratuar të dielën nga Aleatët në Këshillin e Atlantikut të Veriut. Trupat janë tërhequr nga rezerva strategjike e NATO-s për Ballkanin Perëndimor”.

Mbretëria e Bashkuar po vendos rreth 200 ushtarë nga Batalioni i Parë i Regjimentit Mbretëror të Princeshës së Uellsit për t’iu bashkuar një kontingjenti prej 400 trupash të Mbretërisë së Bashkuar që tashmë po ushtrohet në Kosovë.

Por sipas NATO-s, “përforcime të mëtejshme do të pasojnë edhe nga aleatët e tjerë”.

Ky vendim vjen pas sulmit të dhunshëm ndaj Policisë së Kosovës më 24 shtator dhe rritjes së tensioneve në rajon.

“Ky është një hap i kujdesshëm për të siguruar që KFOR-i ka forcat dhe aftësitë që i nevojiten për të përmbushur mandatin e tij të OKB-së: të mbajë një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit në Kosovë. KFOR-i do të vazhdojë të veprojë në mënyrë të paanshme për të mirën e sigurisë në Kosovë dhe rajon”, vijon përgjigja.

NATO i ka bërë thirrje të dy palëve që të riangazhohen në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, i cili sipas tyre është mënyra e vetme për të arritur paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm për të gjitha komunitetet.

“Të gjitha palët gjithashtu duhet të përmbahen nga retorika nxitëse, e cila është kundërproduktive dhe rrezikon përkeqësimin e mëtejshëm të tensioneve”.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika