Trupi gjykues del në vendin ku u gjet trupi i Donjeta Pajazitaj

Trupi gjykues ka dalur për herë të parë në vendin ku rreth shtatë vjet më parë ishte gjetur trupi i pajetë i Donjeta Pajazitaj. Bjeshkët e Strellcit të Deçanit, si dhe disa rrugë të këtij fshati, kanë qenë vendi ku janë kryer shumë ekzaminime gjatë ditës. I pranishëm ka qenë edhe i dyshuari kryesor, Naser Pajazitaj, si dhe familjarë të Donjetës. Një ekip i Radio Televizionit Dukagjini i ka përcjellur këto zhvillime nga afër

Naser Pajazitaj, i dyshuar për vrasjen e Donjeta Pajazitajt

Nga qelia e Qendrës së Paraburgimit në Gjilan, Naser Pajazitaj mëngjesin e së mërkurës është sjellur në fshatin Strellc të Decanit.

Ai po përballet me vendin, ku dyshohet se e morri me veturë kushërirën e tij, Donjeta Pajazitaj dhe e vrau më pas në bjeshkët e Strellcit të Deçanit.

Pajazitaj, këtu tregoi pretendimin e tij se nga kishte kaluar në ditën kritike.

Naser Pajazitaj – I dyshuar për vrasje

“Lëvizja ime prej aty, kam lëvizë në këmbë deri tek varrezat, deri tek ai dyqani aty, e kam parë që nuk po mundem të eci, edhe jam kthyer… dhe me veturë e kam ndezë veturën që të shkoj në shtëpi, mos të shkoj në varrim fare… kam lëvizë lart e deri tek bunari, prej bunarit e deri tek varrezat”, është shprehur Pajazitaj.

Këto deklarime të Naser Pajazitaj, i dëgjon me vëmëndje nëna e Donjetës, Lumnija.

E familjarët e të dyshuarit, qëndrojnë rreth 100 metra larg.

Pasi përfundon dëshminë këtu, Pajazitaj rikthehet në furgonin e Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Pa të, kryetari i Trupit Gjykues, Ibrahim Idrizi urdhëron të ecet kah rruga që dyshohet se e përdori Pajazitaj për ta dërguar Donjetën në bjeshkë.

Përgjatë kësaj kohe, kryhen edhe matje. (Pamje te aparatit)

Kjo bën që ata t’i kthehen përsëri ecjes së njëjtë.

Këto veprime u bënë edhe në pesë lokacione të tjera përgjatë fshatit.

E lokacioni i gjashtë, janë Bjeshkët e Strellcit.

Gjyqtari me bashkëpunëtorë vizitojnë edhe vendin ku u gjet trupi i Donjeta Pajazitaj.

 Në vendin ku për rreth gjashtë javë kishte qëndruar trupi i pajetë i Donjeta Pajazitaj, Trupi Gjykues ka kryer ekzaminime rreth gjysmë ore.

E pas këtyre ekzaminimeve, gjyqtari Idrizi mbledh të gjithë të pranishmit në këtë tavolinë.

 “Tani shihet se reliefi ka ndryshuar. Këtu i keni të dhënat, dhe mund të vazhdoni…”, thotë gjyqtari Ibrahim Idrizi

Afër vendit ku u gjet trupi i Donjeta Pajazitaj, bëhen diskutimet kryesore. Ato u ndaluan për xhirim.

E pas tyre, Idrizi, e as prokurorja Valbona Disha Haxhosaj, nuk deshën të flasin për mediat.

Familjarët e të resë nga Strellci i  Deçanit, përgjatë tërë kohës kanë përcjellur me vëmendje zhvillimet.

Por, as ata nuk kanë dashur të flasin.

Nëna e Donjeta Pajazitajt

Nga ana tjetër, njëri prej avokatëve të të pandehurit, Ahmet Tahiri nuk ka shumë pritshmëri nga zhvillimet e së mërkurës.

“Siç e patë vendi ka ndryshuar shumë, edhe rruga edhe çdo gjë tjetër. Nuk e di se sa do të mundet kjo me e zbardhë këtë rast. Këto ekzaminime nuk e di se çfarë rezultatesh do të na japin”, ka thënë Tahiri.

Daljen e trupit gjykues në vendin e ngjarjes, e kishte kërkuar Gjykata e Apelit.

Në aktvendimin e Apelit, i cili e riktheu rastin për herë të tretë në rigjykim, si mangësi u kontatua edhe fakti se trupi gjykues asnjëherë nuk ka vizituar vendin ku ishte gjetur trupi i Donjeta Pajazitaj.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika