Trupi gjykues mund ta shkurtojë përfundimin e gjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Dëgjimi i dëshmitarëve në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare në Hagë, nuk po zhvillohet në mënyrën më të mirë. Trupi gjykues ka kritikuar prokurorinë për kohën e tepërt që po përdor për marrjen në pyetje të dëshmitarëve. Gjatë së hënës ata lëshuan një urdhër gojor që koha të shkurtohet. E trupi gjykues mund të marrë edhe një vendim tjetër të rëndësishëm, si ai për shkurtim të kohës së paraparë për përfundim të gjykimi

Ndërtesa e Gjykatës Speciale në Hagë. Foto nga Sylejman Sylejmani, RTV Dukagjini.

Nga 11 prilli, procesi gjyqësor kundër ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, hyri në një fazë të rëndësishme.

Nga kjo datë nisi dëgjimi i dëshmitarëve të Prokurorisë.

Prej atëherë, gjërat nuk kanë shkuar plotësisht ashtu siç ka planifikuar trupi gjykues.

Prandaj, Charls Smith, që drejton kolegjin e gjyqtarëve, të hënën i kërkoi Prokurorisë që ta shkurtoj kohën e marrjes në pyetje të dëshmitarëve, duke lëshuar edhe tre urdhëra gojor.

Për avokatin Artan Çerkini, vërejtja e Smith ishte me vend.

“Në secilin rast kur të pandehurit janë në paraburgim gjatë zhvillimit të procesit gjyqësor, gjykata duhet t’i kushtoj rëndësi të madhe parimit të efikasitetit, në mënyrë që procedura gjyqësore të zhvillohet në mënyrë të përshpejtuar, sepse në burg, të privuar nga liria po janë duke u mbajtur njerëz për të cilët nuk ka një vendim gjyqësor të prerë për fajësinë e tyre”, ka thënë avokati, Artan Çerkini.

Trupi gjykues, avokati Çerkini tregon se mund të marrë edhe një vendim tjetër të rëndësishëm, të shkurtoj kohën e paraparë për përfundim të gjykimit në shkallë të parë.

“Kjo çështje i është lënë në diskrecion trupit gjykues, posaqërisht kryetarit të trupit gjykues sepse ai është menaxher i procesit dhe ai duhet ta vlerësoj interesin e drejtësisë që të administrohen provat, mirëpo edhe interesin e të pandehurit për një gjykim të shpejtë dhe brenda afatit të arsyeshëm”, ka thënë Çerkini.

E zvarritjet në këtë proces, pritet të vazhdojnë.

“Ne, që nga fillimi i shqyrtimit kryesore, i kemi pasur deri më tani 26 seanca, pra nuk është që gjykimi është duke u zvarritur. Gjykimi është duke u mbajtur intensivisht, por sigurisht që volumi i dëshmitarëve dhe volumi i provave të cilat do të administrohen do ta tejzgjatë paksa këtë proces gjyqësor në të ardhmen”, ka thënë Amer Alija, avokat.

Gjatë ditës, ish-Presidenti të Kosovës, Hashim Thaçi, e ish-kryeparlamentarit, Kadri Veseli, u është vazhduar paraburgimi.

Në arsyetim është theksuar se dënimi i Salih Mustafës me 26 vjet burgim, ka rritur rrezikun dhe motivin e Thaçit dhe Veselit për të ikur.

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika