Trupi i pajetë i Faton Hajrizit arrin në Kosovë

Trupi i pajetë i Faton Hajrizit ka arritur në Kosovë në orët e para të së premtes

Faton Hajrizi

Trupi i pajetë i Faton Hajrizit ka arritur në Kosovë në orët e para të së premtes.

Vetura me të cilën po transportohej trupi i tij arriti në Merdar rreth orës 02:00.

Avokati i angazhuar nga familja Hajrizi, Arianit Koci, ka thënë se trupi i është dorëzuar Institutit të Mjekësisë Ligjore, prokurorisë dhe Policisë, si dhe do të ketë ekzaminime shtesë.

“Do të ketë ekzaminime shtesë, është në kompetencë të prokurorit, besoj deri të hënë apo të martën do të kryhen të gjitha. Gjitha dokumentet që kam pasur ia kam dorëzuar prokurorisë sonë, policisë, kështu që kemi pasur një koordinim të shkëlqyer. Shumë na ka ndihmuar Zyra e Kosovës në Beograd dhe Ministria e Punëve të Jashtme”, ka thënë Koci në një prononcim për media në Merdar.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës njoftoi të enjten mbrëma se Prokuroria e Qarkut të Beogradit ka dhënë leje që të tërhiqet trupi i pajetë i qytetarit të Kosovës, që është raportuar se është vrarë në Lloznicë. 

Faton Hajrizi ishte arratisur nga burgu i Smrekonicës më 6 korrik.

Ai u vra më 19 korrik në afërsi të kufirit mes Serbisë dhe Bosnjës.

Një ditë më herët, ai dyshohet se ka vrarë një polic serb dhe ka plagosur një tjetër.

Trupi i pajetë i Faton Hajrizit niset për në Kosovë

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika