Një foshnje e posalindur, u la e braktisur në këto rrugë në Prizren.
Pa shenja jete, atë e hasi një qytetar, i cili i lajmëroi organet e rendit.
Foshnja e posalindur, nuk dihet se për sa kohë qëndroi në rrugë.
Prokuroria dhe Policia janë në pritje të rezultateve të obduksionit nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, ku është dërguar trupi i viktimës.
Rastin, policia e ka konstatuar si “Vrasje e foshnjës së posalindur”
“Policia në Prizren ka pranuar një informatë se në afërsi të Parkut të Qytetit, nga një dëshmitar okular, gjendet një trup i pajetë që bëhet fjalë një foshnjë. Reagimi policor ka qenë i menjëhershëm, njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes. Është njoftuar Prokurori i Shtetit dhe me urdhër të tij trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, ka deklaruar Vesel Gashi – Zëdhënës i Policisë së Prizrenit.
Në një përgjigje për Televizionin Dukagjini, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, ka treguar se vdekja e foshnjes është konstatuar në vendin e ngjarjes nga ekipi i Emergjencës.
“Është një rast i rëndë dhe i ndjeshëm. Me të po merren hetiemt rajonale dhe po trajtohet si “Vrasje e foshnjes së posalindur. Në konsultim me Prokurorinë e Shtetit kanë nisur hetimet dhe po trajtohet si rast i kësaj natyre”, vijon ai.
Gjatë ditës, nga Prokuroria Themelore e Prizrenit nuk ka pasur ndonjë detaj shtesë për këtë rast.