Trupi i pajetë i ish-presidentit Bujar Nishani dërgohet në Shqipëri për t’u varrosur

Tri ditë pasi vdiq në Gjermani, trupi i pajetë i ish-presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishanit, nën shoqërim të Policisë së Kosovës përmes Rrugës së Kombit është kthyer në Shqipëri për t'u varrosur

Ish-Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani

Pas vdekjes së ish-presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani të shtunën e 28 majit, trupi i pajetë i presidentit u nis për tu kthyer në Shqipëri nga Gjermania.

Ish-presidenti i Shqipërisë përgjatë viteve 2012-2017, ka vdekur para tri ditëve, më datë 28 maj në Gjermani.

Në këtë shtet Nishani ishte dërguar për trajtim më 23 prill, pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.

Situata shëndetësore e ish-kreut të shtetit shqiptar u përkeqësua pas infektimit me virusin COVID-19 dy muaj më parë. Ai vuante nga një sëmundje në mëlçi dhe nuk arriti t’i tejkalojë pasojat e virusit.

Ish ministri i Drejtësisë dhe i Brendshëm ishte ndër figurat kryesore të Partisë Demokratike. Bujar Nishani vdiq në moshën 56 vjeçare.

Trupi i pajetë i ish-Presidentit Nishani niset për në Shqipëri

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika