Pas vdekjes së ish-presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani të shtunën e 28 majit, trupi i pajetë i presidentit është duke u kthyer në Shqipëri nga Gjermania.
Sipas burimeve të portaliD, trupi i presidentit do të arrijë në Shqipëri të mërkurën.
Mediat në Shqipëri kanë raportuar se Nishani është ndarë nga jeta, pasi prej disa javësh ishte shtruar në Gjermani në një spital, ku dhe pësoi vdekje klinike.
Transportin e trupit të pajetë të Nishanit është duke e bërë kompania ”Pikëllimi”.
Bujar Nishani ka lindur më 29 shtator 1966 në Durrës.
Më 24 korrik 2012, Nishani është betuar në Kuvendin e Shqipërisë si President i Republikës, ndërsa mandatin e tij e ka përmbyllur më 24 korrik 2017.
Nishani ishte i martuar me Odeta Nishani dhe kanë dy fëmijë, Ersin dhe Fionën.