Muaji i ardhshëm do të jetë vendimarrës për Mbretërinë e Bashkuar nëse do të marrë pjesë në një “klub të kombeve” të ri politik evropian. Takimi i parë i këtij klubi do të quhet “Komunitetit Politik Evropian” dhe do të mbahet në Pragë në fillim të tetorit.
Komuniteti Politik Evropian është një ide e përkrahur nga presidenti francez, Emmanuel Macron, i cili e propozoi atë në maj, si një “hapësirë të re” për bashkëpunim.
Lideri francez tha se ky grup mund të diskutojë çështje të rëndësishme si, siguria, energjia, transporti, si dhe lëvizja e njerëzve, veçanërisht e të rinjve.
A mund t’i bashkohet Mbretëria e Bashkuar një Komuniteti të ri Politik Evropian?
Synimi i gjerë i Mbretërisë së Bashkuar është krijimi i një forumi që shkon përtej 27 vendeve anëtare të BE-së. Ide të ngjashme janë përhapur për dekada, por kjo është shtytja e parë e madhe për një forum të tillë.
27 anëtarët e BE-së do të ftohen të jenë pjesëmarrës në këtë grup, duke përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Ukrainën, Norvegjinë, Zvicrën dhe Turqinë.
Gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor mund të ftohen gjithashtu, së bashku me Islandën, Lihtenshtajnin, Moldavinë, Gjeorgjinë, Armeninë dhe Azerbajxhanin.
Zyrtarët e BE-së i kanë thënë BBC-së se një memorandum “ruaj datën” ka shkuar në kryeqytetet, me ftesa zyrtare për t’u ndjekur.
Takimi inaugurues i “Komunitetit Politik Evropian” do të zhvillohet më 6 tetor në kryeqytetin çek, Pragë, i cili aktualisht mban presidencën e radhës të Këshillit Evropian, raporton BBC.
Kritikët brenda BE-së janë të kujdesshëm ndaj asaj që ata e shohin si një projekt “të paqartë” të udhëhequr nga Franca. Ekziston gjithashtu dyshimi se Franca dëshiron të krijojë një “parkim” për vendet që aspirojnë të anëtarësohen në Bashkimin Evropian.
Kryeministrja e Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss, ka hedhur poshtë idenë e pjesëmarrjes britanike. Si sekretare e jashtme, ajo tha se NATO dhe G7 ishin aleancat “kyçe” ushtarake dhe ekonomike të Mbretërisë së Bashkuar.
Kryeministrja britaneze pritet të zhvillojë bisedime me presidentin francez Macron dhe presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, brenda ditëve në vijim.
Ndërsa, paraardhësi i saj si kryeministër, Boris Johnson, duket se ka shprehur interes për propozimin.