Trusti mbetet pa bord, rrezikohen investimet

Nga një marsi, Fondi i Kursimeve Pensionale është jofunksional për shkak se i ka skaduar mandati të gjithë anëtarëve të bordit të këtij institucioni. Sipas ekonomistëve dhe anëtarëve të komisonit për buxhet nga kjo rrezikohen investimet dhe mund të ndërprehen shumë procese

Trusti

Fondi i Kursimeve Pensionale është bllokuar nën arsyetimin se tanimë është pa Bord Drejtues.

Jofunksionimi i tij vjen si rrjedhojë e skadimit të mandatit të të gjithë anëtarëve të bordit të këtij institucioni.

Mandati i tyre përfundimisht ka mbaruar më datën 28 shkurt 2023.

Nga Fondi i Kursimeve Pensionale kanë njoftuar se konkursi për pranimin e anëtarëve të rinj të bordit është bërë qysh në dhjetor.                                  

“Konkursi për anëtarë të Bordit Drejtues në FKPK është mbyllur më 23 dhjetor 2022, dhe Komisionit Përzgjedhës (i caktuar sipas Ligjit mbi Fondet Pensionale), mbetet t’i shqyrtojë kandidatet potencialë që do t’ia procedojë për emërim Kuvendit të Kosovës”, thuhet nga Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës.

E sipas tyre, kjo situatë ka shumë pasoja.

“Për shkak se vendimmarrja rreth investimeve është përgjegjësi ligjore/fiduciare ekskluzive e Bordit Drejtues, e cila nuk mund të delegohet, mungesa e Bordit Drejtues ia pamundëson institucionit të ndërmarrë çfarëdo vendimi për investimin e mjeteve pensionale, si për investimet e mjeteve pensionale jashtë Kosovës ashtu edhe për ato brenda Kosovës”, thuhet tutje.

Për pasojat e mosemërimit të bordit të trustit po flasin edhe ekonomistët.

Sipas Safet Gërxhaliut, efektet janë shumë negative.

“Në mungesë të bordit nuk mund të ketë investime, nuk mund të ketë tërheqje, mund të ketë ndërprerje të proceseve dhe në këtë periudhë ky eskperiment mund të ketë efekte negative në dëm të qytetarëve por edhe në dëm të shtetit”, ka thënë Gërxhaliu.

Për këtë rast ka shkruar edhe deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti që është anëtar i Komisionit për Buxhet.

“Mungesa e Bordit mund të dëmtojë investimet e Trusti me qindra miliona euro për shkak se: Sipas ligjit, vetëm Bordi vendos për investime apo tërheqje të mjeteve të investuara, Në mungesë të Bordit, kursimet e mbledhura nga Trusti gjatë këtyre muajve, që mund të jenë në miliona euro, nuk do të mund të investohen në tregje financiare.Do të kërkoj mbledhje urgjente të Komisioni Parlamentar për Buxhet për të shqyrtuar këtë situatë.”, ka thënë Hoti.

Hoti ka përmendur faktin se mazhoranca ka refuzuar projektligjin për tërheqje të mjeteve nga Trusti, ndërsa tani me neglizhencën e saj, po i dëmton me miliona euro qytetarët.

Sipas ligjit aktual, Komisioni Përzgjedhës perbehet nga Guvernatori i BQK-së, Auditori i Pergjithshëm dhe Ministri i Financave.

Për këtë, televizioni ka kërkuar përgjigjie nga këto institucione.

Është Ministria e Financave e cila është përgjigjur duke thënë se kjo është përgjegjësi e Kuvendit të Kosovës.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika