Turizmi – sektor me prioritet i ministres Hajdari: Sjell punësim dhe zhvillim ekonomik

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka thënë se turizmi sjell punësim dhe zhvillim ekonomik

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka thënë se turizmi është një sektor me prioritet në këtë dikaster, sepse, sipas saj, i njëjti sjell punësim dhe zhvillim ekonomik.

Kështu ka thënë ajo gjatë fjalimit të saj në Panairin dyditor Ndërkombëtar të turizmit “Kosova 2022”, i cili po qëndron i hapur në Prishtinë.

“Duke e ditur se turizmi është një sektor që sjell stabilitet për shtetin tonë, është një sektor që sjell punësim, garanci për të rinjtë tanë që të kemi më shumë vende pune, si ministre e kam vendosur turizmin si një ndër prioritetet kyçe të ministrisë që drejtoj”.

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari

“Pra, turizmi është fushë që është aq sektor i gjerë dhe një zinxhir që lidh shumë vlera të shtetit tonë”, është shprehur ajo gjatë hapjes së panairit.

Ndërkaq, për kryetarin e Unionit të Turizmit të Kosovës, Baki Hotin, ky panair po konsiderohet të jetë mundësi e mirë për promovimin e fuqizimin e turizmit në Kosovë dhe Shqipëri.

“Për dy ditë radhazi do t’i shpalosim ofertat dhe besoj që do të kemi marrëveshje bashkëpunimi në mes të akterëve të Kosovës dhe të shteteve tjera. Qëllimi kryesor është që edhe Kosova të promovohet sa më shumë, të ketë marrëveshje sa më shumë. Edhe Kosova të jetë në arenën ndërkombëtare me pakot e saj turistike”, tha Hoti.

Në anën tjetër, i pranishëm ishte edhe kryetari i Unionit të Turizmit në Shqipëri, Rrahman Kasa.

 

Pamje nga panairi

Sipas tij, Kosova dhe Shqipëria kanë nevojë për rritjen e numrit të turistëve për fuqizimin e turizmit.

“Ne kemi nevojë për pako stimuluese me qëllim që të rrisim prurjet turistike, të rrisim numrin e turistëve për të sjellë sa më shumë të ardhura në ekonominë tonë, të fuqizojmë ekonominë tonë dhe qëllimi kryesor është rritja mirëqenies së qytetarëve dhe rritja e bizneseve tona. Të gjitha bizneset pjesëmarrëse i konsideroj si ambasadorë më të mirë të marketingut dhe promovimit të hapësirës mbarëshqiptare”, është shprehur Kasa.

Në këtë panair po marrin pjesë, gjithsej, 120 kompani turistike vendore dhë ndërkombëtare.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika