“Turp Viganit dhe shokëve të tij”: Liria e cilëson skandaloz referimin, pas humbjes ndaj Dukagjinit

FC Liria ka reaguar ashpër pas disfatës kundër Dukagjinit, me rezultat 2:1, në stadiumin “18 Qershori” në Klinë

Përmes një postimi në Facebook, klubi e ka cilësuar gjyqtarin kryesor, Vigan Ibërdemaj, “regjisor i fitores” të skuadrës klinase.

Nga Liria kanë pretenduar se sot në Klinë “iu është vjedhur pika”.

Rezultati i ndeshjes deri në minutën e 99-të ishte 1:1.

Për Dukagjinin në momentet e fundit të takimit u akordua penallti, pas rishikimit disa minutësh të VAR-it.

Goditjen e Gentrit Salihut nga pika e bardhë e priti Stivi Frashëri, por gjyqtari e ktheu penalltinë, të cilën pastaj e ekzekutoi Blerind Morina, të cilit gjithashtu ia priti Frashëri, por nga topi i kthyer shënoi golin e fitores për 2:1.

Gjyqtar kryesor në këtë takim ishte Vigan Ibërdemaj, teksa asistentët e tij ishin Besnik Morina dhe Zgjim Rrahimi.

Në VAR ishte Visar Kastrati, kurse në AVAR, Drilon Rexhepi.

Shija e redaktorit

Takimi i shefit të CIA-s dhe atij të AKI-së, në...

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) ka dhënë detaje për takimin në mes të shefit të CIA-s, William Burns dhe drejtorit të kësaj agjencie,...

Libraria Dukagjini lehtëson blerjen e teksteve shkollore, hap pikën e...

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Libraria Dukagjini është kujdesur që t’ua lehtësoj procesin e blerjes së librave për prindërit dhe...

Prindërit vazhdojnë furnizimin me tekste shkollore, interesim i lartë për...

Çdo shtator, sikurse qëllimin edhe adresën e kanë po të njëjtën. E këtë vit, edhe pakënaqësitë. Së bashku me fëmijët, prindër të shumtë kanë filluar...

Të fundit nga rubrika