“Turpi ishte më i rëndë se dhimbja” – Ramadan Nishori thyen heshtjen, rrëfen për dhunën seksuale që përjetoi gjatë luftës

Ramadan Nishori, burri i parë në Kosovë që rrëfen publikisht se ka qenë viktimë e dhunës seksuale gjatë luftës, thyen heshtjen pas 26 vjetësh për t’u dhënë zë burrave që kanë mbetur ‘të burgosur’ në heshtje

Në Ditën Ndërkombëtare të të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë luftës, për herë të parë pas 26 vjetësh, Ramadan Nishori ka vendosur të flasë publikisht për tmerrin që ka përjetuar në shtatorin e vitit 1998.

“Unë jam një babë, i cili po mundohet të ndërtojë një jetë normale. Kam bashkëshorten që më ka mbështetur në çdo hap të jetës, dhe tre fëmijët që janë drita e syve të mi,” thotë Nishori.

Ai rrëfen se dhuna që i është bërë në një stacion policor në Drenas është një plagë që kurrë nuk u shërua, por që për dekada e ka mbajtur të heshtur, për shkak të frikës dhe paragjykimeve.

““Atë fund shtatori 98-ës nuk e harrojë kurrë, në atë kohë isha 22 vjeçar, u patëm larguar nga shtëpia… Na rrethuan forcat ushtarake serbe dhe filluan i ndanë të rinjtë e familjes, burrat dhe na larguan nëpër kamionë dhe na dërguan në stacionin policor në Drenas, dhe duke na zbrit nga kamionët na shanin, na fyenin na nënçmonin, na rrihnin. Dhe pas pak kohe filluan ta bënin testin e dozave të parafinës, dhe dikur afër mes natës me erdhi rendi mua. Kam hy e kam bere testin, dhe është dashur te presësh ne korridor ku kane qenë dhomat që na merrnin ne pyetje, u kanë edh enjë shqiptar që punojke me ta e njihnin tanë. Por atë dite e ka pasur rolin e përkthyesit, duke pritur ne korridor endeshin policia na gjuanin, dhe kanë ardhur dy polic me uniforma me kanë kapur nga koka dhe më kanë ngrehë për toke, me kanë futur me një banjo aty, dhe aty ndodhi më e keqja. Më e keqja që mund t’i ndodhë një njeriu, edhe të kur nuk do ta kisha menduar që do të më ndodhte mua, dhe më ndodhi mua”, ka rrëfyer Nishori.

“Duke u përgatitur i dyti për dhunë, nga britmat e mija shqiptari që ka qenë aty ka hyrë brenda dhe me ka nxjerrë nga aty dhe më ka futur në atë zyrën kur na merrnin në pyetje por mua atë ditë nuk më kanë marrë në pyetje. Por policët civil filluan të më kërcënonin se kjo që të ka ndodhur nuk guxon askujt në jetë t’i tregosh askujt. Shqiptari më përcolli deri të dera e stacionit dhe shkova u ulëm ku kemi qenë të garazhë e stacionit. Të nesërmen e 28 shtatorit e kishin bërë një listë na thirrën me emra dhe mbiemra, na futën në autobus dhe na sollën në burgun e Prishtinës. Edhe aty, maltretime më çnjerëzore të mundshme. Kam qëndruar aty diku 3 muaj e gjysmë, prej burgut te Prishtinës më kanë transferuar në burgun e Lipjanit edhe aty maltretime që nuk mund të ia marr me mend mendja e njeriut. Gjatë kohës së bombardimeve patën ardhur mjekët dhe gardianët bashkë dhe na patën thanë që kush dëshiron të japë gjak, kemi për t’i dhënë bukë më shumë. Ka pasur aty që kanë dhënë por nuk ia jepen as një kafshatë bukë”, ka treguar ai i përlotur.

Ramadani thotë se për një kohë të gjatë nuk guxonte të fliste as me familjen.

“E kam mbajtë brenda vetes shumë gjatë. Turpi më rëndonte më shumë se dhimbja. Dalsha natën prej shtëpisë, qajsha vetëm”, ka rrëfyer ai.

Ai u arrestua dhe kaloi muaj të tërë në burgjet e Prishtinës, Lipjanit dhe Dubravës.

“Në Dubravë përjetova një masakër të tmerrshme. Për mua, në atë kohë, vdekja ishte paqe”, ka shtuar ai.

Pas lirimit në vitin 2001, ai tentoi të ndërtonte një jetë të re.

U martua dhe u zhvendos në Fushë Kosovë për të nisur nga e para. Por plagët nuk u shëruan lehtë.

“Vetëm unë e dijë se sa e rëndë është të jetosh më këtë barrë. Më 16 mars 2001 jam liruar prej burgut me ndihmën e Kryqit të Kuq, në atë kam qenë i fejuar dhe menjëherë pas dy javëve jam martuar menjëherë. Në atë kohë jetoja me prindër edhe vëllezër të fshatë, edhe pasi u martova i thash vetës se do at lë të kaluarën mbrapa dhe do të fillojë një jetë të re por kjo ishte pamundur pasi çdo natë më kujtohej ajo çfarë më ka ndodhur. Dhe jetosa me frikë se mos po e heton dikush për rastin që më ka ndodhur dhe pas një viti me bashkëshorten dhe vajzën e vogël, vendosëm të jetojmë me qera në Fushë – Kosovë, këtu u ndjeva pak më i lirë, por prapë isha i mbyllur në atë burgun për brenda. Mjaftë mundohesha t’i thosha vetit që ka qenë luftë por prapë  e pamundur”, ka thënë Nishori.

“Këtë nuk kam dashur ta dijë askush, sepse isha burrë. Thosha se do të më nënçmojnë, do të më bullizojnë. Me vinte të qaja, me bërtit, dilja natën prej shtëpisë, qaja deri u ktheja në shtëpi. Se turpi ish më e rëndë se dhimbja”, është shprehur ai.

Vetëm pasi pa një intervistë të Vasfije Krasniqit – e dhënë në tetor të 2018 – Nishori mori guximin të fliste për herë të parë.

“E pashë Vasfijen dhe thashë: ‘Kjo po flet, po shfryhet.’ I shkrova në Messenger dhe ajo ma ktheu menjëherë. Që nga ajo ditë jam pjesë e organizatës dhe kurrë nuk jam larguar”.

 “Unë nuk dua që njerëzit të më shohin me keqardhje për dhunën që kam përjetuar, por dua që të më shohin me respekt, si një njeri që ka luftuar për të mbijetuar”, është shprehur ai.

Shija e redaktorit

“Dukagjini Resort” te Rana e Hedhur, në fillim të rrugës...

"Dukagjini Resort" është një projekt i jashtëzakonshëm arkitekturor te Rana e Hedhur, në kilometrat e parë të rrugës së re Shëngjin-Velipojë. Resorti, puna për ndërtimin...

Distria Krasniqi shpallet për herë të tretë kampione e Evropës...

Distria Krasniqi ka shkëlqyer sërish në arenën ndërkombëtare të xhudos, duke fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Podgoricë të...

Kongresi Amerikan paraqet rezolutë kundër krimeve të dhunës seksuale në...

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), njofton se Kongresi Amerikan paraqet Rezolutën 26 – një zë i fuqishëm kundër krimeve...

Të fundit nga rubrika