Turqia arreston 29 persona që dyshohet se planifikonin sulme

Duke cituar burime të sigurisë, agjencia shtetërore e lajmeve, Anadolu, tha se edhe tre të dyshuar të lidhur me 29 të arrestuarit, janë kapur po ashtu gjatë operacionit. Kjo agjenci po ashtu tha se tre pjesëtarë të lartë të IS-it u arrestuan, teksa njëri prej tyre raportohet se po planifikonte një sulm ndaj Ambasadës së Irakut në Ankara

Autoritetet turke kanë arrestuar 29 persona që dyshohet se kanë lidhje me grupin militant, Shteti Islamik.

Ata besohet se ishin përfshirë në operacionet e IS-it në nëntë provinca, tha ministri i Brendshëm, Ali Yerlikaya, më 29 dhjetor.

Të dyshuarit po planifikonin të sulmonin kisha dhe sinagoga në Stamboll, tha Yerlikaya përmes një postimi në X, që më herët njihej si Twitter, shkruan Rel.

Duke cituar burime të sigurisë, agjencia shtetërore e lajmeve, Anadolu, tha se edhe tre të dyshuar të lidhur me 29 të arrestuarit, janë kapur po ashtu gjatë operacionit. Kjo agjenci po ashtu tha se tre pjesëtarë të lartë të IS-it u arrestuan, teksa njëri prej tyre raportohet se po planifikonte një sulm ndaj Ambasadës së Irakut në Ankara.

Anadolu nuk dha informacione të tjera lidhur me të dyshuarit apo operacionin.

Autoritetet turke kanë intensifikuar operacionet kundër militantëve të IS-it dhe militantëve kurdë javëve të fundit, pasi militantët kurdë shpërthyen një bombë afër ndërtesave qeveritare në Ankara më 1 tetor.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika