Turqia arreston 48 terroristë për sulmin në një kishë në Stamboll

Forcat turke të sigurisë kanë arrestuar 48 terroristë si pjesë e operacioneve antiterror që synojnë grupin terrorist DAESH dhe sulmuesit e kishës Santa Maria të Stambollit

Sulmi i armatosur i 28 janarit në kishën Santa Maria në lagjen Sariyer të Stambollit u mor përsipër nga grupi terrorist DAESH. / Foto: TRT

Ekipi kundër terrorizmit i Departamentit të Policisë së Stambollit, u kapën 30 të dyshuar që besohet të jenë të përfshirë në sulmin në kishën Santa Maria, ndërsa Departamenti i Policisë së Ankarasë arreston 18 të tjerë të lidhur me DAESH-in.

Forcat turke të sigurisë kanë arrestuar 48 terroristë si pjesë e operacioneve antiterror që synojnë grupin terrorist DAESH dhe sulmuesit e kishës Santa Maria të Stambollit, tha ministri i brendshëm i vendit.

“Në operacionet e kryera kundër organizatës terroriste Deash, u kapën 48 të dyshuar, veçanërisht ata të lidhur me autorët e sulmit të 28 janarit në kishën Santa Maria të Stambollit, ku mbeti i vrarë një person dhe ata që ishin në kontakt me zonat e konfliktit. Ali Yerlikaya shkroi të shtunën në X.

Operacionet, Bozdogan-21, u kryen nga departamentet e policisë së Stambollit dhe Ankarasë në koordinim me Drejtorinë e Përgjithshme të Inteligjencës së Sigurisë dhe Departamentit të Kundër Terrorizmit.

Gjatë operacioneve, 30 të dyshuar që besohet se ishin të përfshirë në sulmin në kishën Santa Maria u kapën nga ekipi i antiterrorizmit nga Departamenti i Policisë së Stambollit, ndërsa 18 të tjerë të lidhur me Deash u arrestuan nga Departamenti i Policisë së Ankarasë.

Sulmi i armatosur i 28 janarit në kishën Santa Maria në lagjen Sariyer të Stambollit u mor përsipër nga grupi terrorist DAESH. Sulmi rezultoi me humbjen e 52-vjeçarit Tuncer Cihan./TRT.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika