Turqia do t’i japë fund operacioneve të shpëtimit nga tërmeti

Kreu i Autoritetit të Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë ka bërë të ditur se operacionet e shpëtimit nga tërmeti ka të ngjarë të përfundojnë të dielën në mbrëmje

Punonjësit e shpëtimit qëndrojnë mes rrënojave të një ndërtese pesëkatëshe të shembur në Hatay më 11 shkurt 2023.

Presidenca turke e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) ka njoftuar se operacionet e kërkim-shpëtimit kanë përfunduar në shumicën e provincave gati dy javë pas tërmeteve shkatërruese të këtij muaji në Turqi dhe Siri.

“Numri i të vdekurve për shkak të tërmeteve u rrit në 40,642 dhe puna e kërkimit dhe shpëtimit për njerëzit e ngecur nën rrënojat ka përfunduar në shumicën e provincave”, ka thënë Yunis Sezar, kreu i AFAD, në një konferencë të shtunën.

“Ne besojmë se do t’i përfundojmë operacionet e kërkim-shpëtimit deri nesër mbrëma”, ka shtuar ai.

Një tërmet me magnitudë 7.8 goditi Sirinë juglindore të Turqisë dhe Sirinë fqinje më 6 shkurt, duke vrarë mbi 46 mijë njerëz dhe duke lënë më shumë se një milion njerëz të pastrehë së bashku me një kosto ekonomike që pritet të shkojë në miliarda dollarë.

“Jemi përballë ndoshta fatkeqësisë më të madhe që jemi përballur në histori. Dëmet nga tërmetet dhe pasgoditjet – që ishin më shumë se 5 mijë e 700 – nuk u kufizuan vetëm në 11 provincat e prekura”, ka thënë tutje Sezar, raporton Al Jazeera.

Në Siri janë raportuar më shumë se 5 mijë e 800 vdekje, kryesisht në veriperëndim. Shifra nuk ka ndryshuar për disa ditë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë vlerëson se rreth 26 milionë njerëz në të gjithë Turqinë dhe Sirinë kanë nevojë për ndihmë humanitare.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika