Një tërmet me magnitudë 5.2 shkall të Rihterit ka goditur provincën jugore Kahramanmaras të Turqisë, të premten herët.
Presidenca e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) ka thënë se tërmeti goditi lagjen Onikisubat në një thellësi prej 6.5 kilometrash (4 milje).
Tërmeti ndodhi në orën 5:53 të mëngjesit me orën lokale.
Lëkundjet erdhën derisa Turqia po përballet me pasojat e tërmeteve shkatërruese të 6 shkurtit në rajonin jugor të vendit, që kanë marrë të paktën 45 mijë e 89 jetë.
Tërmetet me magnitudë 7.7 dhe 7.6, me qendër në Kahramanmaras, kanë prekur rreth 13.5 milionë njerëz në 10 provinca të tjera, duke përfshirë Hatay, Gaziantep, Adiyaman, Malatya, Adana, Diyarbakir, Kilis, Osmaniye, Sanliurfa dhe Elazig.