Turqia ndan donacion një milion dollar për FSK-në

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka njoftuar se kanë pranuar vendimin e Qeverisë së Turqisë, e cila ka ndarë rreth 1 milion dollarë amerikanë donacion për ngritjen e kapaciteteve ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se kanë pranuar vendimin e Qeverisë së Turqisë, e cila ka ndarë rreth 1 milion dollar amerikan donacion për ngritjen e kapaciteteve ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Maqedonci, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, deklaroi se Turqia si shtet mik, mbetet njëri nga partnerët strategjikë më të rëndësishëm për Kosovën.

Maqedonci tha se marrëdhëniet mes dy vendeve kanë qenë gjithnjë në nivelet më të larta dhe kontributi i Turqisë në ngritjen e kapaciteteve të FSK-së, ka qenë i vazhdueshëm.

“Dje zyrtarisht kemi pranuar vendimin e Qeverisë së Republikës së Turqisë, e cila ka ndarë për Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, 31 milionë lira apo rreth 1 milion dollar amerikan donacion për ngritjen e kapaciteteve ushtarake të FSK-së. Ky donacion është pjesë e programit të mbështetjes të jashtme ushtarake të qeverisë turke.

Marrëdhëniet mes dy vendeve tona kanë qenë gjithnjë në nivelet më të larta dhe kontributi i Republikës së Turqisë në ngritjen e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës ka qenë i vazhdueshëm si në aspektin e trajnimeve, ashtu edhe në atë të pajisjeve ushtarake”, vijoi Maqedonci.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani takon presidentin e Sirisë, bisedojnë për hapjen e...

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në kuadër të Forumit Diplomatik të Antalyas në Turqi është takuar edhe me presidentin e ri të Sirisë, Assad...

Presidentja Osmani udhëton për në Turqi me ftesë të Erdoganit,...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me ftesë të Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka udhëtuar të merr pjesë në Forumin Diplomatik të Antalisë. Në një...

Osmani: Beteja e Koshares, flakadani që nuk shuhet kurrë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka nderuar 26-të vjetorin e Betejës së Koshares. Osmani tha se flakadani që nuk shuhet kurrë është Beteja...

Të fundit nga rubrika