“Turqia në këmbë” – Protesta të mëdha pas arrestimit të rivalit kryesor të Erdoganit

Turqia është përfshirë nga protesta masive pas arrestimit të kryebashkiakut të Stambollit, Ekrem Imamoglu, i cili akuzohet për korrupsion.

Arrestimi i tij ka shkaktuar reagime të forta dhe demonstrata të mëdha, disa prej më të mëdhave në vend në më shumë se një dekadë.

Pavarësisht se demonstratat në të gjithë Turqinë ishin kryesisht paqësore, policia është përplasur vazhdimisht me protestuesit dhe është parë duke gjuajtur gaz lotsjellës dhe topa uji drejt tyre.

Imamoglu, i cili pritet të zgjidhet kandidat presidencial i opozitës nga Partia Popullore Republikane (CHP) për zgjedhjet e vitit 2028, i ka mohuar akuzat, duke i cilësuar si të motivuara politikisht.

“Nuk do të përkulem kurrë,” shkroi ai në X pak para se të arrestohej.

Presidenti Recep Tayyip Erdogan ka reaguar ashpër ndaj protestave, duke akuzuar CHP-në se po përpiqet të “turbullojë paqen dhe të polarizojë popullin.”

Ministri turk i Drejtësisë, Yilmaz Tunc, ka reaguar pas arrestimit të kryebashkiakut të Stambollit, Ekrem Imamoglu, duke e cilësuar të gabuar etiketimin e hetimit si politik.

“Tërheqja e vlerësimeve ligjore në baza politike mund të shkaktojë perceptime të rreme në opinionin publik dhe gjithashtu përbën shkelje të parimit të shtetit ligjor”, ka deklaruar ai, raporton BBC.

Ai theksoi se drejtësia në Turqi funksionon në mënyrë të pavarur dhe se vendimet merren nga autoritetet gjyqësore “të paanshme dhe në emër të kombit turk.”

Shija e redaktorit

Osmani konfirmon njohjen nga Kenia

Republika e Kenias është bërë shteti i 118-të që ka njohur zyrtarisht pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës, përmes një vendimi të firmosur...

Nga shtatë shkolla të premtuara në kryeqytet, në shtator hapen...

Ka kohë që është premtuar e as shtatori i këtij viti, nuk do t’i gjejë banorët e lagjes “Sofalia” me një shkollë të re. E...

Plenkoviq: S’pyesim as Serbinë, as NATO-n për marrëveshje me Kosovën...

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ka deklaruar se marrëveshja e fundit ushtarake mes Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës nuk kërkon miratimin e Serbisë apo NATO-s,...

Të fundit nga rubrika