Turqia pritet të marrë komandën e KFOR-it në Kosovë

Turqia të martën me një ceremoni zyrtare do të marrë përsipër komandën e Misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, në një periudhë kur tensionet me Serbinë kanë shënuar rritje

Turqia do të marrë komandën e Misionit të NATO-s në Kosovë, njohur ndryshe si KFOR. Ky ndryshim në komandim vjen në një periudhë të rritjes së tensioneve midis Kosovës dhe Serbisë.

Në datën 10 tetor 2023, e martë, pritet që Turqia të marrë përsipër komandën e KFOR-it në një ceremoni zyrtare.

Turqia renditet e dyta midis 27 vendeve për sa i përket kontributit me personel.

KFOR-i, cili filloi me detyrën më 12 qershor 1999 në Kosovë, në përputhje me vendimin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të garantuar sigurinë dhe stabilitetin.

Aktualisht, KFOR-i përbëhet nga rreth 4.500 ushtarë ndërkombëtarë nga 27 vende, përfshirë 21 anëtarë të NATO-s dhe gjashtë vende partnere që nuk janë anëtarë të NATO-s.

Italia, e cila mori përsipër misionin e 27-të të KFOR-it nga Hungaria më 10 tetor 2022, po përgatitet të dorëzojë detyrën pas përfundimit të periudhës së komandës.

Zyrtarët e Ministrisë turke të Mbrojtjes Kombëtare, në një deklaratë lidhur me çështjen, cilësuan KFOR-in si një nga misionet më të rëndësishme në sigurimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkan.

Burime të mediumit turk, Anadolu Agency, theksojnë se që nga themelimi kanë vazhduar kontributet e tyre ndaj KFOR-it.

“Turqia është aktualisht një nga vendet kryesore që ofron mbështetje për misionin e KFOR-it me njësitë tona rezervë operative shtesë”, thanë burimet.

Më tej, duke theksuar se kontributi i Turqisë ndaj KFOR-it do të vazhdojë pa u zvogëluar, burimet thanë: “Me alokimin e misionit të KFOR-it të Turqisë, kanë filluar përpjekjet e koordinuara në lidhje me kontributin e njësive”.

Më 24 shtator, nga një sulm i një grupi terrorist ndaj njësiteve policore të Kosovës, është vrarë rreshteri policor Afrim Bunjaku.

Përgjegjësinë për organizimin e këtij grupi e ka marrë Milan Radoiçiq, ish-nënkryetari i partisë më të madhe serbe në Kosovë, Listës Serbe.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika