Turqia ratifikon aplikimin e Finlandës për anëtarësim në NATO

Finlanda do të bëhet anëtarja më e re e NATO-s, pasi Parlamenti i Turqisë ka votuar për të ratifikuar anëtarësimin e saj në aleancën veriatlantike.

Turqia e ka vonuar këtë ratifikim që disa muaj – duke u ankuar se ky shtet nordik është duke mbështetur “terroristët”, raporton BBC.

Suedia e cila ka aplikuar bashkë me Finlandën për anëtarësim në NATO, ende është duke u bllokuar nga Ankaraja për ankesa të njëjta.

Secili zgjerim i NATO-s duhet të bëhet me miratimin e të gjitha vendeve anëtare.

Finlanda do të pranohet zyrtarisht në NATO, në samitin e radhës që mbahet në muajin korrik në Lituani.

Përmes një deklarate, pas votimit në Parlamentin turk, Qeveria e Finlandës ka thënë se anëtarësimi në aleancë e forcon sigurinë e shtetit dhe e përmirëson stabilitetin e sigurinë në rajonin e Baltikut.

“Si aleatë, ne do të japim dhe pranojmë siguri. Ne do ta mbrojmë njëri-tjetrin. Finlanda mbështet Suedinë tani, dhe në të ardhmen në aplikimin e saj”, ka thënë kryeministrja finlandeze, Sanna Marin, përmes një postimi në Twitter.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika