Turqia ndryshon emrin në Kombet e Bashkuara, riemërtohet si ‘Turkiye’

Fushata për të riemërtuar emrin e vendit ka nisur në dhjetor, ndërsa Turqia tani e tutje do të njihet si Türkiye në Kombet e Bashkuara, pasi kjo e fundit pranoi një kërkesë zyrtare nga Ankaraja

Ministri i Jashtëm i Turqisë Mevlut Çavusoglu

Procesi që kishte filluar nën udhëheqjen e presidentit të Turqisë për të rritur vlerën e markës së Turqisë duhej të shkonte drejt finalizimit.

Në letrën që i është dërguar Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, António Guterres, ministri i jashtëm i Turqisë Mevlut Cavusoglu shkroi: “Dëshiroj t’ju informoj se, në përputhje me Qarkoren Presidenciale … të datës 2 dhjetor 2021, mbi përdorimin e fjalës “Türkiye” në gjuhët e huaja, Qeveria e Republikës së Turqisë, tani e tutje do të fillojë të përdorë ‘Türkiye’ për të zëvendësuar fjalët si ‘Turkey’, ‘Turkei’ dhe ‘Turquie’ që janë përdorur në të kaluarën për t’iu referuar “Republika e Turqisë”.

Zëdhënësi i OKB-së Stephane Dujarric, ka thënë për CNN të enjten se OKB-ja e pranoi ndryshimin dhe ai hyri në fuqi sapo morën kërkesën dhe u siguruan që dokumenti të ishte legjitim.

“Nuk është një çështje, nuk na takon ne të pranojmë apo të mos pranojmë”, tha Dujarric. “Vendet janë të lira të zgjedhin mënyrën që duan të emërtohen. Kjo nuk ndodh çdo ditë, por nuk është e pazakontë që vendet të ndryshojnë emrat e tyre.”

Ministri i Jashtëm Cavusoglu, ka thënë për agjencinë shtetërore të lajmeve Anadolu, se duke punuar me Drejtorinë e Komunikimeve të Turqisë, e cila është e lidhur me zyrën e Presidentit, qeveria vendosi me sukses bazat për riemërtim.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika