Turqia shpall gjendje të jashtëzakonshme për tre muaj pas tërmeteve

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në 10 provinca për tre muaj pas tërmetit të fuqishëm që goditi Turqinë dhe Sirinë të hënën, ku deri më tani ka lënë të vdekur mbi 5 mijë njerëz

Përpjekjet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë gjatë motit të ftohtë në Malatya, Turqi, të martën. (Sercan Kucuksahin/Anadolu Agency/Getty Images)

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme për tre muaj.

Gjendja e jashtëzakonshme do të jetë në dhjetë qytetet e prekura nga tërmetet: Gaziantepi, Kahramanmarashi, Hatai, Osmanije, Adijamana, Malatia, Shanliurfa, Adana, Dijarbakër dhe Kilisi.

Ndryshe, në Turqi dhe Siri po vazhdojnë përpjekjet për të shpëtuar personat që besohet se kanë mbetur nën rrënojat e mijëra ndërtesave të shkatërruara nga tërmetet e fuqishme që goditën këto dy shtete.

Më shumë se 5 mijë persona kanë mbetur të vdekur dhe dhjetëra mijëra të tjerë të lënduar si pasojë e tërmetit me shkallë prej 7,8 të Rihterit, i cili ka goditur Turqinë juglindore dhe Sirinë veriore mëngjesin e së hënës së 6 shkurtit.

Si pasojë e këtij tërmeti, janë shkatërruar më shumë se 5 mijë e 700 ndërtesa vetëm në Turqi.

Tërmeti në Turqi dhe Siri, numri i viktimave arrin në më shumë se 5 mijë

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika