Turqia shpreh mbështetje për Marokun pas tërmetit

Pas tërmetit që goditi këtë të shtunë Marokun, presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka shprehur mbështetje për këtë shtet

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan

Pas tërmetit që goditi Marokun këtë të shtunë, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka shprehur pikëllimin lidhur me këtë.

Përmes një postimi në platformën “X”, ai ka thënë se “Përcjell dhimbjen time për të gjithë marokenët e prekur nga fatkeqësia e tërmetit në Marokun miqësor dhe vëllazëror”.

“Ne qëndrojmë pranë vëllezërve tanë marokenë me të gjitha mjetet tona në këtë ditë të vështira”, ka shkruar Erdogan.

Përveç presidentit Erdogan, lidhur me tërmetin ka reaguar edhe Ministria e Jashtme e Turqisë, e cila ka shprehur ngushëllime për personat që vdiqën si pasojë e tërmetit

Përmes një deklarate, Ministria e Jashtme e Turqisë u ka uruar shërim të shpejtë të lënduarve.

Në këtë deklaratë thuhet se Turqia është e gatshme të ofrojë të gjitha llojet e mbështetjes për shërimin e plagëve.

Më herët u raportua se numri i viktimave nga tërmeti në Marok është rritur nga 296 në 632.

Lexo dhe: Rritet numri i të vdekurve nga tërmeti në Marok, nga 296 në 632

Kështu ka raportuar Televizioni i Marokut.

Nga ky tërmet thuhet se janë lënduar 329 persona, sipas agjencisë së lajmeve Reuters, raporton BBC.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika