Turqia thotë se po punon në zgjatjen e marrëveshjes për drithërat

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu, tha se Ankaraja po punon shumë për të zgjatur nismën e mbështetur nga OKB-ja, që i ka mundësuar Ukrainës të eksportojë drithëra nga portet e bllokuara nga Rusia, pas nisjes së pushtimit.

Nisma për drithërat në Detin e Zi, e ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara dhe Turqia korrikun e kaluar, lejon eksportet nga tri porte ukrainase.

Marrëveshja u zgjat deri në nëntorin e vitit të kaluar, por skadon më 18 mars, nëse palët nuk arrijnë pajtim për zgjatjen e saj.

“Ne po punojmë fort për zbatimin dhe zgjatjen e mëtejme të marrëveshjes për drithërat në Detin e Zi”, tha Cavugoslu gjatë konferencës për shtetet e zhvilluara të OKB-së, që po mbahet në Doha të Katarit.

Po ashtu, kryediplomati i Turqisë tha se për zgjatjen e kësaj marrëveshjeje do të diskutojë edhe me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres.

Më herët gjatë kësaj jave, Rusia tha se do të pajtohej për ta zgjatur marrëveshjen për drithërat, vetëm nëse interesat e saj për prodhimet e agrikulturës merren në konsideratë.

Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt 2022 dhe ka bllokuar portet në Detin e Zi, që janë vitale për eksportet e drithërave. Rusia dhe Ukraina janë ndër prodhueset më të mëdha në botë të drithërave.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika