Twitter njofton se kompania do t’i shitet njeriut më të pasur në botë, Elon Musk

Twitter ka njoftuar se kompania e mediave sociale do t'i shitet njeriut më të pasur në botë, Elon Musk, për rreth 44 miliardë dollarë.

Twitter ka njoftuar se kompania e mediave sociale do t’i shitet themeluesit të kompanisë amerikane të automobilave dhe energjisë së pastër “Tesla”, Elon Musk, për rreth 44 miliardë dollarë.

Musk do të duhet të paguajë 54 miliardë dollarë, në përputhje me ofertën e tij, për kompaninë me bazë në San Francisko, e cila tani do të merret privatisht pas negociatave intensive midis sipërmarrësit dhe bordit të platformës.

“Twitter ka një qëllim dhe rëndësi që ndikon në të gjithë botën. Thellësisht krenarë për ekipet tona dhe të frymëzuar nga puna që nuk ka qenë kurrë më e rëndësishme”, ka thënë Parag Agrawal, CEO i Twitter për Independent, transemton RTV Dukagjini.

Musk në postimin e tij të fundit në rrjetin social Twitter, ka shkruar se shpreson që edhe kritikët e tij më të këqij të qëndrojnë në Twitter edhe tani pas blerjes së medias, sepse sipas tij kjo do të thotë “liria e fjalës”.

Kompania ka konfirmuar se Musk, i cili ka një pasuri rreth 259 miliardë dollarë, kishte siguruar 25.5 miliardë dollarë borxh dhe financim kredie, dhe po siguronte 21 miliardë dollarë angazhim në kapital.

Kur ai shpalli dëshirën e tij për të blerë Twitter, Musk kishte shkruar në një letër drejtuar bordit, “Fjala e lirë është themeli i një demokracie funksionale dhe Twitter është sheshi dixhital i qytetit ku debatohen çështje jetike për të ardhmen e njerëzimit”.

Ai kishte shtuar se do e bëj Twitter-in më të mirë se kurrë më parë duke rritur besimin me veçori të reja dhe me burime të hapura.

Synimi i Musk ndaj Twitter-it kishte ecur me shpejtësi të jashtëzakonshme, pasi që në fillim të prillit doli se ai është bërë aksionari më i madh në Twitter me 9.2% të aksioneve. Rrjeti social “Twitter” ka thënë se Musk bleu 73.4 milionë aksione të zakonshme në platformën e mediave sociale.

Elon Musk pritet të blej Twitterin

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika