Twitter pezullon disa llogari të politikanëve në Serbi

Kompania e Tëitter i ka pezulluar disa llogari të politikanëve serb. Politikani serb Arno Gujon, ka thënë se nuk ma marrë ndonjë shpjegim për pezullimin e llogarisë së tij

Ilustrim

Kompania Twitter ka pezulluar llogaritë e disa deputetëve dhe politikanëve të Partisë Përparimtare Serbe, e cila është në pushtet në Serbi, dhe të një zyrtari qeveritar.

Një mesin e llogarive të pezulluara është edhe ajo e drejtorit të Drejtorisë për bashkëpunim me diasporën dhe serbët në rajon, Arno Gujon.

Gujon, bëri të ditur në Facebook, se llogaria i është pezulluar pa ndonjë shpjegim.

“Tëitter sapo pezulloi llogarinë time ku kisha 34.000 ndjekës, pa dhënë asnjë shpjegim”, tha Gujon përmes një postimi në Facebook.

Edhe pse Gujon është i njohur për publikun në Serbi si një humanist që ndihmon serbët në Kosovë, aktiviteti i tij politik është i lidhur me lëvizjen identitare të ekstremit të djathtë, raporton Rel.

Tëitter pezulloi llogaritë e 12 anëtarëve të Partisë Përparimtare Serbe (SNS), të presidentit aktual, Aleksandar Vuçiq.

Në mesin e llogarive të pezulluara është edhe llogaria e organizatës joqeveritare CRTA që monitoron punën e Kuvendit. Në mesin e personave që u janë pezulluar llogaritë në Tëitter janë: Nevena Gjuriq, Sandra Bozhiq, Milica Nikoliq, Jelena Obradoviq, Aleksandar Markoviq, Kërsta Janjusheviq, Dushan Radojeviq, Jelena Zhariq-Kovaçeviq, Aleksandra Tomiq, Stasha Stojanoviq, Zoran Tomiq dhe Andrijana Vasiq.

Kompania Tëitter po ashtu pezulloi llogaritë e disa anëtarëve të lartë të SNS-së, përfshirë edhe kryetarit të qytetit të Beogradit, Miroslav Çuçkoviq, si dhe Slavisha Miçanoviqit, që sipas mediave udhëheq ekipin për media të SNS-së.

Kompania Tëitter nuk ka komentuar menjëherë lidhur me pezullimin e llogarive të zyrtarëve serbë.

Siç thuhet në faqen zyrtare, Twitter ka të drejtë të pezullojë llogari nëse këto llogari shkelin rregullat e kompanisë.

“Shumica e llogarive që ne pezullojmë, pezullohen sepse ato janë të rreme ose paraqesin rreziqe të sigurisë për Twitter apo për këto që përdor Twitter-in”, thuhet në faqen e kësaj kompanie.

Në ueb-faqen e Tëitter-it po ashtu thuhet se llogaritë mund të pezullohen nëse të njëjtat dyshohet se janë hakuar. Pezullimi në raste të tilla zgjat derisa llogaria t’i kthehet pronarit.

Kompania po ashtu mund të pezullojë llogari nëse janë në kundërshtim me politikat e kompanisë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika