Tym në një qendër tregtare në Lushnjë, nuk dihet ende gjendja shëndetësore e personave që ishin brenda saj

Është duke u raportuar që në një qendër tregtare në Lushnjë është përhapur tymi, derisa zjarrfikësit kanë ndërhyrë, ende nuk dihet se sa persona ishin brenda qendrës dhe cila është gjendja e tyre shëndetësore

Pamje: Top Channel

Situata kaotike në godinën e qendrës tregtare në Lushnjë vijon ende, ndërsa tymi ka përfshirë nga të gjitha anët ndërtesën.

Në vendngjarje kanë dalur forcat zjarrfikëse të sigurisë kombëtare dhe të qyteteve përreth dhe ende nuk ka shifra të sakta se sa persona ka brenda në ndërtestë dhe se si është gjendja e tyre.

Gazetari i Top Channel, Bledar Korreshi raporton se po përpiqen të nxjerrin njerëzit e bllokuar në qendrën tregtare por edhe në të gjithë ndërtesën 12-katëshe, ku ka edhe apartamente.

Sipas tij, gjendja është e rëndë ndërsa ka edhe familjarë që nuk përgjigjen në telefon.

Zjarrfikësit kanë ndërhyrë brenda ndërtesës, ndërsa vërehet mungesa e pajisjeve kundër zjarrit.

Sipas informacioneve, ndërtesa fatkeqësisht nuk ka dalje emergjente, ndërsa ata që kanë dalë nga godina po transportohen në spitalin e Lushnjës. /Top Channel

 

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika