Tyson Fury i vendos Joshuas një tjetër afat për marrëveshje

Boksieri, Tyson Fury i është rikthyer negociatave për luftën me Anthony Joshuan, dhe ka vendosur një afat të ri për të arritur marrëveshjen. Duke thënë se duhet të nënshkruhet kontrata të enjten

Anthony Joshua dhe Tyson Fury

Boksieri profesional britanik, Tyson Fury është rikthyer në negociata për super-luftën gjithë-britanike në peshën e rëndë me boksierin Anthony Joshua.

Por, Fury i ka vendosur rivalit të tij një tjetër afat, dhe i ka bërë thirrje që të nënshkruajë kontratën për përballjen e tyre të enjten.

“Promotori im Frank Warren më bindi që ta lija Queensberry-n të vazhdonte negociatat me ekipin tuaj këtë javë, pavarësisht se unë e dija se nuk do ta bënit kurrë këtë luftë”, ka thënë Fury.

Të dy boksierët, Fury dhe Joshua janë të lidhur me transmetues të ndryshëm. Sjellja e këtyre transmetuesve në një marrëveshje të përbashkët televizive u pa si një pengesë kryesore në negociatat për këtë luftë.

Ndërsa, Fury ka pohuar se transmetuesit rivalë janë “të gjithë të kënaqur me kushtet”.

Tyson Fury

“Pra, afati i fundit ishte të hënën. Unë e lejova Frank të vazhdojë të bëjë takime me ekipin tuaj dhe transmetuesit tuaj dhe të gjitha këto. Tani ne kemi BT, DAZN dhe ESPN të gjitha në të njëjtën faqe. Ata janë të kënaqur me gjithçka, të gjithë janë gati për rock and roll”, ka thënë Fury. ”

Joshua ka insistuar më parë se do të nënshkruante kontratën, por ajo duhej të kalonte përmes avokatëve dhe ekipit të tij drejtues.

Në një sfidë të drejtpërdrejtë ndaj tij, Fury  i është drejtuar me fjalë se nëse ka ndonjë lloj dinjiteti dhe krenarie duhet ta nënshkruaj kontratën të enjtën.

“Të gjithë kanë mbaruar. Nëse je burrë dhe nëse ke ndonjë lloj dinjiteti dhe krenarie për ty, do ta nënshkruash këtë kontratë sot. Kjo është ajo. Nuk ka më ditë, javë, muaj, ju e keni kontratën tani për më shumë se dy javë dhe ende nuk e keni nënshkruar”, ka deklaruar Fury.

Po ashtu, ai e ka kërcënuar më fjalë duke i thënë se nësë nuk e nënëshkruan kontratën publiku do të e kuptojë që është një “frikacak i madh”.

Anthony Joshua dhe Tyson Fury

“Tregoji publikut se je vërtet frikacaku i madh që e di që je dhe mos e firmos. Nuk më intereson nëse e firmos apo jo, për mua nuk ka fare dallim.Ti je një njeri i rrahur dhe unë jam kampion bote. Po të shtrëngoj një kockë të madhe, por e di që mund të godas me grusht në fytyrë, kështu që jam i gatshëm të të jap një mundësi”, është shprehur ai.

Ndërsa, promotori i Joshua-s, Eddie Hearn, ka thënë për Sky Sports se ai është ‘mjaft i hutuar’ nga ultimatumi i fundit i Fury-t, me ‘biseda pozitive’ që vazhdojnë ende mes dy skuadrave promovuese.

“Unë nuk dua të përfshihem me mbrapa dhe mbrapa që do të ndikojnë negativisht në këtë luftë që po bëhet, por të jem i sinqertë, ne jemi mjaft të hutuar nga situata,” ka thënë Hearn.

Eddie Hearn, promovues sportiv

“Së pari, kur ramë dakord për kushtet për luftën, na u desh më shumë se një javë për të marrë një draft kontratë. Ne nuk e kemi atë kontratë për 14 ditë”, ka shtuar ai.

Po ashtu, ai ka thwnw se nuk ka njohuri se pse Tyson Fury vazhdon të vendosë “afate joreale”, derisa ofron luftën për një numër peshash të tjera të rënda për datën e zgjedhur.

Hearn ka shtuar se nëse Fury është serioz për luftën që do të zhvillohet, ka sugjeruar që ai të lejojë Matchroom dhe Queensberry të vazhdojnë të punojnë shumë, për të bërë luftën, të cilën të gjithë janë përpjekur shumë ta bëjnë.

Fury përjashton mundësinë e luftimit me Joshua pas skadimit të afatit

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika