Tyson Fury ndryshon mendim, rikonfirmon tërheqjen e tij nga boksi

Tyson Fury ka rikonfirmuar tërheqjen e tij nga boksi në një postim në rrjetet sociale, duke thënë: "Më në fund kam vendosur të largohem dhe në ditëlindjen time të 34-të them "Bon voyage"

Tyson Fury

Tyson Fury ka njoftuar edhe një herë tërheqjen e tij nga boksi, pavarësisht se ka zbuluar planet për t’u rikthyer në ring vetëm katër ditë më parë.

Tërheqjen nga boksi ai e rikonfirmoi me një deklaratë në llogarinë e tij në rrjetin social Instagram, duke thënë fjalën e fundit në gjuhën frenge “Bon voyage”, që do të thotë lamtumirë udhëtarëve dhe duke iu uruar atyre mbarësi.

“Faleminderit të madh për të gjithë ata që patën një kontribut në karrierën time ndër vite dhe pas bisedave të gjata të vështira, më në fund vendosa të largohem dhe në ditëlindjen time të 34-të. Unë them Bon voyage.”, ka shkruar Fury.

Po ashtu, Fury falënderoi gjithashtu një numër të njerëzve afër tij për ndihmën e tyre gjatë karrierës së tij, duke përfshirë promovuesin Frank Warren, babain e tij John, trajnerët SugarHill Steward dhe Ben Davison dhe gruan Paris.

Tyson Fury

Ndërsa, Fury  kishte njoftuar së pari se do të tërhiqej nga sporti pas fitores së tij ndaj Dillian Whyte për të ruajtur titullin e tij WBC në stadiumin Wembley të Londrës në prill.

Por në qershor ‘The Gypsy King’ njoftoi se do të rikthehej “100 për qind” në ring , megjithëse ai kishte theksuar se “xhepa të mëdhenj” do të nevojiteshin për një ndeshje të mundshme bashkimi kundër Anthony Joshua ose Oleksandr Usyk.

Gjithashtu, vetëm dy ditë më parë Fury njoftoi një rikthim në ring me synimin e tij për një përballje të tretë me Derek Chisora.

Ndërsa, Frank Warren menaxher dhe promovues boksi, ka qenë vazhdimisht optimist se ai do të kthehej.

Kampioni në WBC ka luftuar dy herë me Chisoran ​​si profesionist, duke fituar ndeshjen e parë me një vendim të paqartë të gjyqtarëve në 2011, përpara se të detyronte “Del Boyn” të tërhiqej në stolin e tij pas raundit të dhjetë, kur dyshja u rikthye në vitin 2014.

Fury mposhti Chisoran për herë të parë me vendim unanim në vitin 2011, humbja e parë për Del Boy.

Chisora ​​luftoi për herë të fundit në korrik, ku ai mori një fitore të vështirë me vendim të ndarë në një revansh me Kubrat Pulev, duke thyer një seri humbjesh prej tre ndeshjesh në proces.

A do të rikthehet Tyson Fury për fituesin e ndeshjes Oleksandr Usyk – Anthony Joshua?

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika