U arrestua për abuzimin 1.2 milionë euro, shtrohet në spital zyrtari i Ministrisë së Financave në Shqipëri

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave Arlind Gjokutaj nuk është paraqitur në seancë, teksa sot pritet që t’i konfirmohet masa e sigurisë

Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Financave, Arlind Gjokutaj me drejtorin e çështjeve ligjore në këtë dikaster, Fatmir Hoxha dhe përmbaruesi privat Alban Ruli do të njihen ditën e sotme me masën e sigurisë.

Gjokutaj mungoi për shkak të problemeve shëndetësore. Ai është i shtruar në spital prej dy ditësh, ndërsa dy zyrtarët e tjerë ishin të pranishëm në sallë.

Megjithatë, vendimi do të merret edhe pa praninë e Gjokutaj, pasi avokatët e tij janë të pajisur me prokurë të posaçme, raporton TopChannel.

Avokatët e të arrestuarve kanë kërkuar të njihen me aktet dhe seanca është shtyrë me një orë.

Gjokutaj, Hoxha dhe Ruli u arrestuan të mërkurën me akuzën e shpërdorimit të detyrës. /

Përfituesi i parave, Ilir Thana u arrestua disa javë më parë për 2 vepra penale dhe më pas Prokuroria e Tiranës iu drejtua gjykatës, e cila urdhëroi arrestimin e 2 zyrtarëve të Ministrisë së Financave pa i pyetur për faktin dhe pa bërë një ballafaqim mes palëve.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika