U caktohet nga një muaj paraburgim tre të dyshuarve për incidentin në “Bon Vivant”

Një person humbi jetën dhe 17 të tjerë u plagosën pas incidentit në "Bon Vivant". Të dysharve lidhur me rastin iu caktua nga një muaj paraburgim

Një muaj paraburgim u është caktuar tre të dyshuarve në rastin e “Bon Vivant”.

Lajmin për Dukagjinin e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Mirlinda Gashi.

Të premten, si pasojë e një incidenti në kafiterinë ‘Bon Vivant” në Prishtinë një person ka humbur jetën dhe 17 të tjerë janë plagosur.

Viktima ishte 39-vjeçar.

Ndryshe, njëri nga të dyshuarit për përfshirje në incidentin në kafiterinë e Prishtinës “Bon Vivant” mbrëmjen e së premtes mësohet të jetë i kërkuar edhe nga FBI-ja.

I njohur me pseudonimin “Duka”, Dukagjin Nikollaj kërkohet edhe nga FBI-ja për trafikim narkotikësh.

Bazuar në fletëkërkimin e FBI-së, bëhet e ditur se 40-vjeçari ishte i përfshirë në trafikim të marihuanës në periudhën e viteve 2003-2007.

I dyshuari për përfshirje në incidentin e “Bon Vivantit”, i kërkuar edhe nga FBI-ja

Lidhur me rastin, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se palët e konfliktit në kafiterinë “Bon Vivant”  kishin dhjetra vepra penale e, megjithatë, të njëjtit ishin në liri. Ai vlerëson se drejtësia ka dështuar.

“Edhe sot humbëm një jetë nga dora e kriminelëve të cilët, për arsye të dështimeve të drejtësisë, kanë qenë të lirë. Në qendër të kryeqytetit, shtetasit tanë janë të rrezikuar për shkak të kriminelëve që nuk po ndëshkohen nga drejtësia. Ata duke u ndjerë të plotfuqishëm përballë ligjit nuk hezitojnë që hesapet e tyre kriminale t’i zgjidhin me armë e atë në lokale publike në prezencë dhe duke rrezikuar dhjetra të rinj të tjerë. Palët e përfshira në konflikt kanë me dhjetra vepra të mëhershme penale. Kur lëngon drejtësia, situatat e ngjashme janë të pashmangshme!, ka shkruar Sveçla.

Ai ka deklaruar se Policia e Kosovës duhet të rrisë kapacitetet e saj, gjersa anash nuk ka lënë as Prokurorinë e gjykatësit.

Ky incident nisi edhe takimet lidhur me krijimin e Policisë së Kryeqytetit për çka kishte njoftuar edhe Kryetari, Përparim Rama.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika